"Edhe Rusia duhet të eksportojë drithë", Erdogan në mbështetje të Putinit

8 Shtator 2022, 16:37Bota TEMA

"Edhe Rusia duhet të eksportojë drithë", Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për homologun e tij rus, por këtë herë për çështjen e marrëveshjes së eksportit të grurit nga Ukraina, sipas Reuters.

Presidenti i Turqisë tha se do të dëshironte të eksportonte grurë edhe nga Rusia, ndërsa theksoi se presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë kur tha se gruri i eksportuar nga Ukraina sipas marrëveshjes së sponsorizuar nga OKB shkon në vendet e pasura dhe jo në ato të varfra.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Erdogan tha se Putinit nuk i pëlqente kur gruri eksportohej në vendet që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Ne duam gjithashtu që dërgesat e grurit të nisin nga Rusia”, tha ai.

Ditën e djeshme, presidenti rus bëri thirrje për kufizime në eksportet e grurit të Ukrainës, duke pretenduar se Rusia dhe bota në zhvillim ishin “mashtruar”. Javën e fundit presidenti turk ka bërë edhe deklarata të tjera mbështetëse për homologun e tij rus.

Erdogan tha se nuk e sheh të arsyeshëm qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë në lidhje me krizën energjetike dhe sanksionet. Duke argumentuar se Perëndimi po ndjek një “politikë provokuese” ndaj Rusisë, ai theksoi se Moska nuk duhet nënvlerësuar.

2 Komente

  1. P
    Po sikure Turqit shqip foles thone ndryshe

    Po Turqit shqip foles thone se Babe i Muslimanve ështe me ta? Jo me boten Skllave.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Po e perseris, ndoshta baba jot por jo i jemi! Po ti cfare shqip folesi je?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje