Sekretari amerikan i Shtetit Blinken vizitë të papritur në Ukrainë

8 Shtator 2022, 14:53Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken vizitë të papritur në

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, vizita e tij e dytë në vend që nga pushtimi i Rusisë më shumë se gjashtë muaj më parë.

Diplomati i lartë amerikan do të takohet me zyrtarë ukrainas. Udhëtimi i tij vjen pasi Ukraina ka nisur një kundërofensivë që synon të rimarrë zonat e pushtuara ruse në jug të vendit.

Vizita e tij gjithashtu përkon me një takim të lidërve europianë, të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Të dy Austin dhe Blinken vizituan Ukrainën në fund të prillit. Ata mbeten ende zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Krerë të shumtë shtetesh kanë shkuar në Ukrainë për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ende nuk ka udhëtuar atje, megjithëse të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike javën e fundit.

1 Komente

  1. B
    Bardha

    Po passi e futen ne pyll pa spate shkone per kryeshendosh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje