
Natalia Klyueva ishte në kërkim të një pune të re në Moskë, në muajin shkurt, pak para pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe valës së sanksioneve hakmarrëse nga Perëndimi.
Tre muaj më vonë, 46-vjeçarja po zbulon se, përvoja e saj 20-vjeçare në sektorin e shitjes, nuk ka shumë vlerë në një botë korporative të transformuar nga lufta.
“Nuk ka kërkesë. Për të qenë i sinqertë, jam e tmerruar”, deklaroi Klyueva, e cila e përshkroi biznesin në Rusi si “të ngrirë”, ndërsa firmat perëndimore janë “shkrirë” nga vendi.
Përvoja e saj e një tregu të ndryshuar të punës është një tregues i mënyrës sesi sanksionet dhe embargot e biznesit perëndimor po filtrojnë ngadalë në ekonominë ruse – duke sjellë dyqane të mbyllura dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit – pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Vladimir Putin për të mbrojtur vendin nga efektet e luftës në Ukrainë.
Në një vend, ku një pjesë e madhe e punëtorëve janë të punësuar nga shteti dhe me rritje të pensioneve dhe pagave minimale të miratuara së fundmi, shumica e rusëve nuk kanë përjetuar ndryshime dramatike në jetën e përditshme.
Të ardhurat e larta nga eksportet e naftës dhe gazit i kanë dhënë gjithashtu Kremlinit mjetet për t’i ofruar stimuj sektorit privat për të liruar nga puna, në vend që të pushojë nga puna.
Papunësia ka mbetur në rreth 4 për qind, duke shmangur kulmet e vërejtura gjatë pandemisë.
Inflacioni, i cili arriti nivelin më të lartë të dy dekadave prej 17.8 për qind në prill, ka filluar të ngadalësohet.
“Çmimet e ushqimeve janë rritur, po, por në përgjithësi, nuk kanë ndryshuar shumë”, tha Tatiana Mikhailova, ekonomiste dhe akademike që jeton në kryeqytet.
Më tej, ajo tha se, nëse nuk i ndiqni lajmet televizive, “mund t’u krijohet fare lehtë përshtypja se asgjë nuk po ndodh”, tha ajo, duke shtuar se kjo e bëri situatën të ndihej “absurde”.
Ekonomistët parashikojnë një përleshje më të ashpër për vendet e punës. Ndryshimi është ndoshta më i dukshëm në qendrat tregtare të Rusisë.
Në Moskë, dyqanet, të cilat shesin marka të huaja, përbëjnë rreth 40 për qind të hapësirës me pakicë në qendrat e mëdha, sipas firmës komerciale të konsulencës së pasurive të paluajtshme ILM.
Shumë prej këtyre dyqaneve janë mbyllur, pasi ato marka ndërprenë lidhjet me Rusinë.
Rreth 15-20 për qind e dyqaneve në qendrat tregtare të Moskës tani janë mbyllur, sipas Knight Frank Russia.
Deri në fund të vitit, deri në 20 për qind e të gjithë hapësirës së zyrave të Moskës gjithashtu mund të lirohet, tha ILM, kryesisht për shkak të largimit të firmave perëndimore.
Mungesa e mallrave të importuara po ndryshon shprehitë e tjera të konsumatorit. Vera e importuar përbënte 40 për qind të tregut rus në vitin 2021, ose 370 milionë litra. Raftet e verërave tani po duken më të zbrazëta, tha Mikhailova.
Dhe me liderët e tregut të smartfonëve Samsung dhe Apple duke ndërprerë lidhjet me Rusinë, importet kanë rënë.
Në të kundërt, firma analitike GS Group thotë se importet e telefonave të stilit të vjetër “tulla” janë rritur me 43 për qind në tremujorin e parë.
Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa kanë rënë importet, pasi autoritetet ruse kanë ndaluar publikimin e shifrave.
Por, duke përdorur të dhëna nga 20 partnerët më të mëdhenj tregtarë të Rusisë, ekonomistët në Institutin e Financave Ndërkombëtare kanë vlerësuar se importet në prill ranë 50 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Të dhënat për mbledhjen e TVSH-së për mallrat vendase tregojnë shkallën në të cilën ka filluar të bjerë konsumi dhe në të cilën aktiviteti ekonomik ka filluar të bjerë.
Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga TVSH-ja ranë 54 për qind në prill krahasuar me një vit më parë.
“Këto janë vetëm ndryshimet e para, të vogla”, ravijëzoi Mikhailova. Ekonomistët presin që të vijnë kohë të trazuara, duke përfshirë një tkurrje të PBB-së deri në 10 për qind dhe papunësi më shumë se dyfishuar deri në vjeshtë.
Një tjetër prej atyre që përballen me një treg të pasigurt pune është Maria Barabanova. Ekspertja e marketingut në Moskë drejtoi shitjet në Rusi për një firmë gjermane të teknologjisë së bukurisë.
Por, që nga fillimi i majit, 37-vjeçarja është në kërkim të një pune të re, sepse nuk ka produkte në treg.
“Nuk ka më importe, për fat të keq”, tha ajo. “Ekspozitat tona në Moskë janë anuluar… Nuk kemi pajisje për të demonstruar”.
moooooos u mërzisni!! më keq do bëhet!! mbi të gjitha të rrojë putini!! kur të mos keni të hani shkoni e vihuni në radhë për tia thithur!!