Eksperti nga SHBA flet për fortesën 800 metra nëntokë ku Irani mban armatimet: Izraeli s’ka kapacitet për të shkatërruar atë lloj bunkeri

17 Qershor 2025, 09:57Bota TEMA
Eksperti nga SHBA flet për fortesën 800 metra nëntokë ku

Eksperti për politikën e jashtme, që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrian Shtuni, u shpreh se SHBA është e përfshirë në funksione mbrojtëse në konfliktin Izrael – Iran.

“SHBA është e përfshirë në këtë konflikt, por në funksione mbrojtëse, janë duke mbrojtur me mbrojtje kundërajrore Izraelin.

Izraeli nuk ka nevojë në këtë moment për një mbështetje ushtarake, përtej mbrojtjes, sepse ka një nga flotat ajrore më të sofistikuara në botë.

Irani nga krahu tjetër ka avionë F-14, që janë shitur para 1979 dhe disa avionë rusë të vjetër. Nuk ka krahasim forca e Iranit me forcën e Izraelit”, u shpreh Shtuni për “Top Story”.

I pyetur nëse ka rrezik nuklear, Shtuni u përgjigj: “Kemi goxha informacion që janë të dhëna prej vitesh që Irani po ndjek ambicien ushtarake nukleare, jo për përdorim civil, por për arsye ushtarake. Nëse pasurohet uraniumi nga 5 deri 20 përdoret për arsye civile, çdo gjë që shkon mbi 20% shkon përtej arsyeve civile.

Në deklarata të ndryshme, del që pasurimi i uraniumiut ka arritur deri në 83%. Pjesën më të madhe të resurseve që janë deri në 60% e kanë në Isfahan.

Nuk i ka goditur Izraeli ato lloj resursesh, sepse nuk do të krijojë ndotje nukleare, por Fordow, që është 800 metra nën tokë, është vendi ku i mbajnë kapacitetet kryesore. Izraeli nuk ka kapacitet për të shkatërruar atë lloj bunkeri”.

 

 

 

5 Komente

  1. O
    OK

    Sidoqofte, tani qe u prononcua qeveria jone, dhe kerkesa qe beri z.Hasoni, besoj se gjerat do ndryshojne per mire kuptohet

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Ne fakt vulen ja ka vene "Bufi" me deklaraten e para tre diteve! Apo jo "Ok"?

      Përgjigjjuni
    2. c
      ccc

      Izraeli i ka te gjitha kapacitetet dhe i perdore ne menyre te alternuar, varesisht zhvillimeve ne teatrin e luftes.. Resurset nukleare te Iranit nuk shkaterrohen vetem me bomba e raketa, por edhe me menyra e mjete te tjera, dhe duket se shpejti do flasim edhe per to. Do Zoti sa me pak viktima te pafajshme, pasi popujt e shkrete i vuajne pasojat e horrave qe i drejtojne.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        "800 metra nën tokë"pak si thellë!varet se si matet kjo thellësi!sidoqoftë kanë,të paktën,një dalje!dhe ajo nuk është në 800 m thellësi!!shkatërrohet ajo/ato dhe pirdhi në të muhabetit!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sula

          Jojo

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje