Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarakë iranianë të tipit F-14 Tomcat në një aeroport ushtarak në Teheran. Pamje të publikuara mbrëmjen e sotme tregojnë momentin kur avionët goditen.
Sipas ushtrisë izraelite, avionët iranianë ishin planifikuar të përdoreshin për të ndërprerë operacionet ajrore izraelite.
Avionët F-14, të famshëm nga filmat Top Gun, janë pjesë e një flote të vjetruar që Irani e ka trashëguar para Revolucionit Islamik, ndërsa SHBA i ka nxjerrë jashtë përdorimi prej vitesh. Ekspertët theksojnë se forca ajrore iraniane nuk është në gjendje të përballet me teknologjinë moderne të Izraelit.
Izraeli deklaroi sot se ka fituar superioritet ajror të plotë mbi Teheranin, duke i lejuar forcat e tij të godasin objektiva me municione konvencionale nga distanca më të afërta, pa frikë nga mbrojtja ajrore iraniane, e cila tashmë konsiderohet e shkatërruar.
Izrael forca.
VK,këta janë avionë të mbetur nga koha e shahut!50 vite më parë!ajo që është më e rëndësishme është lëvizja e djeshme, çvendosja e më shumë se 30 avionë çisternë,nga SHBA në europë!!izraeli ka më pakë se 10 copë për të mbështetur sulmet mbi iran!!dy janë spekullimet!1-izraeli do fusë në funksion më shumë aeroplanë kundër iranit,deri më sot ka përdorur 200 copë,1/3 e aeroplanëve që ka në zotrim!2-edhe amerikanët do hyjnë në luftë!!ndoshta duke parë suksesin që pati izraeli në këto 3 ditë,mendohet që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e ajatollhëve!!të shohim!sidoqoftë një lajm muti për bijt e putinit!do ketë më pak dronë shahed kundër ukrainës!!deri dje thuhej se rusët prodhonin nën liçencë iraniane,por sipas të dhënave,thuhet se vetëm montimin kanë bërë!pra i kanë marrë copa copa dhe vetëm i kanë montuar!!për bijtë e putinit një lajm i keç është dhe lëvizjet e kazakistanit!!po bën gjithçka e më shpejt për tu rreshtuar në krahun e perëndimit!!
Mos postoni te tilla budallalleqe f14 tomcat eshte relike muzeu edhe nuk ka asnje shans luftimi me avionet izraelite, sidomos me f35. SHBA ka 19 vjet qe i ka hequr nga sherbimi. nese izrelitet mburren me te tilla fitore bejne mire te heqin dore sa me shpejt nga kjo lufte