Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt Khamenein: Eliminimi i tij do t’i japë fund konfliktit me Iranin!

16 Qershor 2025, 20:12Bota TEMA
Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt Khamenein: Eliminimi i tij do

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk përjashtoi mundësinë e sulmit ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Në deklaratë për ABC News, Netanyahu tha se “Shikoni, ne po bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk do të hyj në detaje, por ne kemi synuar shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë. Ata janë në thelb ekipi bërthamor i Hitlerit“.

Më tej ai vazhdoi duke thënë “Kjo nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, do ta përfundojë konfliktin“, theksoi gjithashtu Netanyahu për planet për të neutralizuar udhëheqësin iranian.

Netanyahu tregoi gjithashtu se nuk po i merr seriozisht mesazhet e Iranit se dëshiron t’i japë fund konfliktit dhe të kthehet në bisedimet bërthamore.

Ata duan të vazhdojnë të bëjnë këto biseda të rreme në të cilat gënjejnë, mashtrojnë, mashtrojnë Shtetet e Bashkuara. Dhe, e dini, ne kemi informacione shumë të besueshme për këtë”, theksoi ai.

3 Komente

  1. N
    Nua

    Kujt I sherbejne kokat e nxehta qe duan lufte

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni M.

      Shteti izlamik i iranit me ne krye kamenei.. kane kane votuar nje ligj ( i aprovuar) ku thote qe shteti izralian duhet zhdukur nga faqa e dheut... tani lufta filloje "ska me te tregojne muskujt" le te fitoje me i forti... pasi historikisht kerkojne te " hajne" njeri- tjetrin gjalle.. tani erdhi dita se kush eshte me i forti pasi perkatesisht njeri nga drejtuesit ( iranit mendoje une) e ketyre dy vendeve e sigurt qe eshte denuar me vdekje.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liqeni

        Po ndonje himn a do t'i ngrejme ne shqipot ketij Netanjahut dhe Izraelit?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje