
Regjimi iranian do rrëzohet si investuesi kyç i Hamasit në Gaza, i Hezbollahut në Liban dhe Huthëve në Jemen.
Kështu u shpreh sot në ‘Studio Live’ juristi Kreshnik Spahiu, i cili bëri edhe analizën gjeopolitike të luftës së saponisur mes Izraelit dhe Iranit, vende të cilat po shkëmbejnë prej të premtes sulme bombarduese me raketa, avionë dhe dronë.
Spahiu shpjegoi për Report Tv se lufta në Iran mund të shkaktojë edhe 15 milionë emigrantë iranianë që do dynden drejt Europës, e cila do paguajë një tjetër faturë ekonomike.
Ndërmjetësimin e presidentit rus, Vladimir Putin, analisti e sheh më shumë si strategji gjeopolitike të tij për të përfituar sa më shumë nga Ukraina dhe jo për të mbrojtur aleatin e tij, Iranin. Gjithashtu ai vuri në dukje se 90% e kokave bërthamore në botë posedohen nga SHBA dhe Rusia.
“Nuk është konflikt i shkëputur, por me prapavijë, edhe për shkak të intereseave të rajonit por edhe strategjive tek Ajatollahët e Iranit për të zhvilluar lëndët bërthamore. Tani ka një dëshirë dhe vullnet edhe te Perëndimit për të rëzuar regjimin e Ajatollahut, regjim që është boshti kryesor i ekzistencës së disa grupeve. Financues kryesor i Hamasit në Gaza, Hezbollah në Liban dhe Huthëve në Jemen, përfshi edhe grupe të tjera aktive në Siri apo Irak. Në momente të caktuara ato kanë qenë fronti kryesor në luftën ndaj perëndimit”, shpjegoi juristi për moderatorin Arbër Hitaj.
Ai mendon se konflikti do vazhdojë deri në rrëzimin e regjimit të Ali Khameneit, i cili edhe për shkak të moshës dhe mungesës së trashëgimtarëve po shkon drejt fundit të politikës së tij diktatoriale.
“Konflikti do vazhdojë, do ketë pak gjasa për paqe por do vijojë përpjekja për ta rrëzuar regjimin politik në Iran. Ka edhe një lëvizje të brendshme atje, ka opozitë të brendshme dhe gjithashtu opozitë të jashtme. Diaspora ianiane është me opozitën e brendshme, ka përpjekje për kthim atje. Aq sa Irani duket shtet i fortë, është edhe i brishtë. I brishtë sepse ka shumë etni, është vend multietnik, shtet etnofetar, ku ka persë dhe shiitë. Dominohet nga persët, por në rast të konfliktit, nëse do ketë skenar të ngjashëm me irakun, ka miliona iranianë brenda që janë gati t’i kundërvihen regjimit të Ali Khameneit. Kemi të bëjmë me një regjim ndër më diktatorialët në botë, për shkak të problemeve ekonomike dhe të drejtat e njeriut, vetë popullsia atje është e gatshme për të kaluar edhe në një lëvizje civile, konflikt civil”, vijon Spahiu.
Dhe duke parë gjendjen e Ajatollahut, ai beson se ky është fillimi i fundit të regjimit iranian.
“Nuk përjashtohet që situata të bëhet si në Siri, sepse Ajatollahu ka qenë mbështetës i Damaskut. Por tani edhe me moshën e liderit të Iranit, kemi të bëjmë me regjim politik në muajt apo vitet e fundit. Në mos sot, në pak javë, ka filluar numërimi mbrapsht i regjimit atje”, analizoi Spahiu për Report Tv.
Po izraeli?? Apo vend.demokrarik qe vret femij e pleq mbi 70 vjet
Analisti i marredhenieve me brenda e jashte, nuk na the nje fjale per popullin e Gazes meqe po analizon dhe marredhenie nderkombetare tani.
Ky gay Kreshnikqe lyen buzet me te kuq dhe heq vetullat, nuk le vend pa e nxjerre vrimen e bythes.
lëreni këtë koqe hajvani!nuk ja vlen me lexu as rreshtin e parë!!ky është jo vetëm debil i lindur,por dhe një copë erdoganisti!budalla!!