Reagon Donald Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor 2025, 18:50Bota TEMA
Reagon Donald Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata kishin 60 ditë, dhe në ditën e 61-të, thashë: ‘Nuk kemi një marrëveshje'. 

Ata duhet të bëjnë një marrëveshje dhe kjo është e dhimbshme për të dyja palët, por do të thosha se Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin, dhe duhet të flasin menjëherë, para se të jetë tepër vonë.”

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, para gazetarëve në samitin e G7 në Kanada të hënën.

Komentet vijnë pasi gazeta “The Wall Street Journal” raportoi se Irani ka “sinjalizuar urgjentisht se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke i dërguar mesazhe Izraelit dhe SHBA-së nëpërmjet ndërmjetësve arabë”.

Sa i përket Izraelit, Trump u shpreh se ai është mbështetur vazhdimisht nga SHBA-ja. “Ne gjithmonë e kemi mbështetur Izraelin. E kemi mbështetur fuqimisht për një periudhë të gjatë kohore, dhe Izraeli po ecën shumë mirë tani”, tha ai. 

4 Komente

  1. D
    Doni me per Ameriken....

    Po te kthehesh pas ne kohe ne vitin 1983 gazetat izraelite kishin si kryeartikull qe: Irani po prodhon arme berthamore dhe perben rrezik per ekzistencen e shtetit te tyre. I njeti avaz edhe pass 42 vitesh, por kete here kriminelet cifute me ne krye veshllapushin Netanjah kane ndermarre sulme te paprecedente, gjithnje nen bekimin e Presdentit Trump qe pretendon se eshte per mbylle konfliktesh, por po rihap te reja.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Qe Irani ka arritur te pasuroje ne 60% uraniumin ky eshte fakt qe nuk e mohon as Irani. Qe nje pasurim i tille nuk perdoret per qellimi civile edhe ky eshte fakt se eshte shkence. Mund te spekulosh dhe te thuash qe armet berthamore nuk i do per te sulmuar shtete te tjera, por te mohosh faktet eshte hipokrizi. Sa per dekleratat e meparshme per pasurimin e uraniumit, nuk duhet harruar qe Izraeli e ka vonuar me vite te tera projektin Iranian, me metoda te tjera. Nje nga keto ishte dhe infektimi i sistemeve informatike qe kontrollonin centrifugat. Nje tjeter eshte vrasja e shkencetareve te ketij projekti, qe nga 2010.

      Përgjigjjuni
    2. l
      lexuesi

      Ku eshte Irani qe bente nga nje parade ne jave per te treguar forcen..,…!!!!!???? Tani i ra bishti ne uje dhe kerkon bosedime me American…!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        xuso kush bën parada!? do të thotë se i tregon "bolet" dynjasë"!thjeshtë për ti mbushur mëndjen të tjerëve se i punon carushi!!kush ka bole!?i punon cari dhe nuk ka nevojë ti mbushë mëndjen dynjasë!mbaron punë dhe pikë!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje