A ka Izraeli armë bërthamore?

16 Qershor 2025, 20:40Bota TEMA
A ka Izraeli armë bërthamore?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, prej kohësh është shprehur se Irani është pranë ndërtimit të një arme bërthamore.

Por, ajo që nuk ka konfirmuar publikisht është dyshimi që besohet gjerësisht të jetë një ‘sekret i hapur’, se Izraeli ka armë bërthamore që nga vitet 1960, raporton BBC.

Shumica e vlerësimeve e vendosin arsenalin bërthamor të Izraelit në rreth 90 koka bërthamore, sipas Qendrës për Kontrollin e Armëve dhe Mos-përhapjen.

Izraeli nuk është as nënshkrues i Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, një marrëveshje ndërkombëtare që synon të ndalojë përhapjen e armëve bërthamore.

Analistët besojnë se programi bërthamor i Izraelit është i përqendruar në një objekt bërthamor në Dimona, një qytet në shkretëtirën e Negevit, thotë BBC.

2 Komente

  1. R
    Rrugaci

    Kontro sensi i "botes demokratike"Izraeli gjithmon eshte akuzuar si nje shtet agresiv dhe invaziv KA TESTATA BERTHAMORE TE PA DEKLARUME ZYRTARISHT DHE NUK BEN PJESE NE ORGANIZATE E PARANDALIMIT TE TEKNOLLOGJISE BERTHAMORE, KURSE IRANI NUK KA TESTATA PO PREGATITET PER TE PASUR DHE ESHTE 50% TE PROGRAMIT DHE KY SHTETI DEMOKRATIK IZRAEL E SULMON SE KA FRIK SE PERDOR BOMBAT ATOMIKE QE NUK I KA AKOMA. Hajde mere vesh ket bote demokratike qe po jetojme, te gjitha qe bejne i bejne per te miren ton popull me nji ndryshim ato pasurohen dhe populli varferohet.

    Përgjigjjuni
    1. p
      per Rrugacin

      per Rrugacin . Ti kullot dhite apo delet ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje