Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë Ali Sadmanin, të cilin fillimisht e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit të forcave të armatosura iraniane.
Por në një kabllogram të fundit, të publikuar nga Reuters, IDF korrigjon veten duke deklaruar se Ali Sadmani nuk ishte kreu i sapoemëruar i forcave të armatosura të Iranit, por kreu i shtabit të tij ushtarak.
Praktikisht Sadmani ishte komandanti më i lartë ushtarak iranian.
"Brenda natës, forcat ajrore izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të udhëheqësit Suprem Ali Khamenei", tha IDF në deklaratë.
Lini një Përgjigje