Elon Musk jep dorëheqjen, tronditen tregjet financiare

2 Prill 2025, 18:46Bota TEMA

 

Elon Musk jep dorëheqjen, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe në tregjet financiare.

Presidenti Donald Trump i ka thënë kabinetit të tij dhe rrethit të ngushtë se themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX do të largohet nga detyra si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, për t’u rikthyer në botën e biznesit.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë anëtarëve të kabinetit të tij dhe kontakteve të ngushta se aleati i tij miliarder, Elon Musk, së shpejti do të tërhiqet nga roli i tij në qeveri, raportoi të mërkurën Politico, duke cituar tre persona pranë Trumpit.

Trump i kishte ngarkuar CEO-së së Tesla dhe SpaceX detyrën për të udhëhequr përpjekjet për uljen e financimeve qeveritare dhe shpërbërjen e disa agjencive të SHBA-së, në cilësinë e një punonjësi të veçantë qeveritar. Politico raportoi se si Trump, ashtu edhe Musk, kanë vendosur ditët e fundit që Musk së shpejti do t’i kthehet bizneseve të tij, por nuk është caktuar një datë e saktë për largimin.

Musk ishte caktuar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj, por largimi i tij i papritur ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në administratën federale, pavarësisht se është raportuar si një vendim i përbashkët mes tij dhe Trump, me Presidentin amerikan që deklaroi se ai mbetet i kënaqur me punën e Musk.

CEO i Tesla ishte një figurë e debatueshme për shkak të përpjekjeve të tij për të shkurtuar ndjeshëm administratën publike, çka solli shkarkime masive dhe padi kundër qeverisë Trump.

Musk gjithashtu investoi 20 milionë dollarë në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë në Wisconsin, por kandidati republikan i humbi ato. Kjo e bëri atë një objektiv politik, pasi demokratët e portretizuan garën si një betejë mes popullit dhe Musk.

Ndërkohë, Tesla pësoi një rënie të ndjeshme në shitje dhe aksionet e saj ranë, ndërsa disa pika shitjeje u vunë në shënjestër me zjarrvënie. Megjithatë, lajmi për rikthimin e Musk në biznes bëri që aksionet e kompanive të tij të rriteshin sërish.

Marrëdhënia e tij me Trump ka qenë e afërt, me miliarderin që shpesh shfaqej përkrah presidentit në Shtëpinë e Bardhë dhe në udhëtime zyrtare. Madje, Trump e përdori lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një ekspozitë për makinat Tesla dhe i bleu personalisht një prej tyre për më shumë se 80 mijë dollarë.

Pavarësisht mbështetjes publike, Trump ka sinjalizuar në privatësi se anëtarët e kabinetit të tij janë përgjegjës për departamentet e tyre, jo Musk. Sakaq, ky vendim pritet të ketë ndikime të mëdha si në politikën amerikane, ashtu edhe në bizneset e Musk. 

46 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Musk eshte super per biznes dhe inovacion, por nje hic per politike.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une

      Po hë pra jepi mend ti se nuk kupton fare

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haha

        Hahaha

        Përgjigjjuni
    2. H
      HAHAHAHAHAAH

      Autiku dha doreheqjen. Administrate palacosh.

      Përgjigjjuni
      1. 5
        5

        Nuk dha dorëheqjen, i mbaroi afati, e kishte thënë që në fillim, biznesmenët mund të punojnë në poste speciale në qeveri për 130 ditë

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          20.01.2025-02.04.2025 janë 130 ditë??apo dhe këtu hynn llogaria 3 ditore për të marrë kievin,eputës,dhe 24 orëshi për të arritur paqen i trapit??na mbytët o budallenj!!

          Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Po i bojkotonin bizneset ne gjithe boten plehres. Mire ja bene.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          E kuptoi shpejt, qe ishte me shume i démshem se i dobishem ne politike. Pergjegjesìte e démeve tashme te shkaktuara i mbeten Trump. Deshira per te bere dhe aftesia... jane gjera krejt te ndryshme. Besoj do te kete largime te tjera. Ka mbledhur shume amatore Trump ne ekipin e tij.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirjan

            E kuptoi shpejt, qe ishte me shume i démshem se i dobishem ne politike. Pergjegjesìte e démeve tashme te shkaktuara i mbeten Trump. Deshira per te bere dhe aftesia... jane gjera krejt te ndryshme. Besoj do te kete largime te tjera. Ka mbledhur shume amatore Trump ne ekipin e tij.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pjeter

              Cao Nazi -musk!

              Përgjigjjuni
              1. M
                MARLUX

                Me mandat e kishte te rrinte te bente kete detyre deri ne 2026. Sidoqofte, akoma nuk eshte perfundimtare nqs do te largohet se shpejti, por edhe nqs largohet para kohe ato gjerat me te rendesishme qe duhej te beheshin per te pastruar qeverine Federale dhe gjetur abuzimet dhe per te vendosur ne keto institucione njerez te besuar te Trump eshte realizuar ne pergjithesi. https://x.com/eschor/status/1907177789926551683

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FanFan

                  Paguan ende Musk per genjeshtra?

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    MARLUX

                    Ja tek e ke nga zedhenesja e Trump tek thote qe ky lajm eshte i rreme dhe se Musk do te largohet kur te mbaroje punen qe i ishte caktuar nga Trump. https://x.com/PressSec/status/1907476290438901863

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jam Debil Trampist

                      A te qifsha mashtrueset e Tramp ca thone tani nuk thine pastaj

                      Përgjigjjuni
                2. D
                  Drini

                  Po keta jane nje dore banditesh qe sin as vet çfare te bejne megjith ate pushtet

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Ptuh

                    Ngelen me skandale cdo dite keta palaco

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Ceni Boston

                      Demet i beri dhe po largohet si nje i pavlere. Dy kaposha nuk mund te kakarisin ne nje kotec, pavaresisht se njeri nga keta ishte i zgjedhur. Une ju dhashe 6 muaj kohe qe te shperbeheshin po ja qe ndoshi me shpejt.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mustafa o mustafa po deshe fiq hip e ha

                        Muc mustafa turkoshaku di gje per kete,lajmerojeni se ka lidhje te ngushta te derguarin e allahut,TRUMP

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rudy

                          Kjo është qeveri e dështuar, një president me procedurë kriminale, deri në tradhëti shtetërore, shpresoj Musk ta tërheqë këmbën zvarrë. Trump është një shkatërrim për demokracinë amerikane dhe botërore, përderisa ai shpreh konsideratë për Rusinë Zionistët izraelitë, Kinën, Korenë e Veriut e Turqinë. Mbetet koha të na tregojë.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arditi

                            O rudy e tregoi koha vjet kur ishin zgjedjet. Apo 78 milione amerikane e kishin gabim?

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jam debil trampist

                              Keta bythqimat qe qane per 4 vjet na vodhen zgjedhjet tani flasin per 78 milione amerikane

                              Përgjigjjuni
                          2. R
                            Redaktori

                            " Troditen tregjet financiare " ???? Ku e gjeti Tema kete lajm ? Gati te gjitha bursat jane ne ate nivel qe ishin dhe dje .

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Viktori

                              Jane shume me lart se dje

                              Përgjigjjuni
                            2. O
                              Opionisti

                              Amund te krte zgjedhje 2026 admistrate ne nentor .AMUND te hetohete nga prokuroria

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                anti25642654censurë

                                normalisht jo!janë zgjedhjet e gjysëm mandatit,për kongresin e senatin!!

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Drejtësia

                                Nje nazist me pak!

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  normalisht thuhet "një mut më pak"!!

                                  Përgjigjjuni
                                2. D
                                  Dyli

                                  Nuk ka anje konfirmim per kete, sipas rregullit ai duhet te rrije 130 dite dmth deri nga fundi i Majit mos u gezoni para kohe. Tregjet jo vetem qe nuk jane tronditur po jane te gjitha shume te "gezuara" sot. Keta komentuesit ketu qenkan tipike te majte urrejne gjithe boten se jane loqe per vehte.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Ylli

                                    Mero cjane keto pacavure qe botojne keta studente e tu ?Ai nuk ka dhene doreheqjen.Cfare lexojne keta ciliminjte qe ke punesuar?Tek tema lexohen vetem shkrimet e tua te tjerat jane plehra

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Ju qifte Merua te gjitheve ju qe e keni inat

                                      Thote qe Musku dha doreheqejen o te qifte Merua

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Ii

                                        Ok ti ore bytho

                                        Përgjigjjuni
                                      2. a
                                        anti25642654censurë

                                        illi,ke të drejtë për dorheqjen!!nuk mund të japësh dorheqje nëse "nuk ke dorë"!ai nuk ishte askush,nuk e kishte emëruar askush!prandaj nuk mund të japë dorheqjen!!ai nuk do ju çajë karët maerikanëve me patriotizmin e tij jug afrikan!!

                                        Përgjigjjuni
                                      3. T
                                        Temishti

                                        Fake news

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Taku

                                          O llum portal … Musk nuk ka dhene dorheqjen. Kur te jete zyrtare ver kete titull, qelbesira pa pergjegjesi..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Analist

                                            Amerika e qelbi kete here me trapin qe zgjodhi mos o perendi me duket se e mori me qafe e shkateroi gjithe boten.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Analist

                                              Amerika e qelbi kete here me trapin qe zgjodhi mos o perendi me duket se e mori me qafe e shkateroi gjithe boten.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Linda

                                                Njeriu i zgjuar i tille mbetet. E kam thene qe ne momnetin qe doli si laj qe do merrej me politike. Nuk eshte per politikan por nje biznesmen i madh. Me mire vone se kurre!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  anti25642654censurë

                                                  aman të keqen o linda!!është i suksesshëm në biznes,por një koqe kandari gjithandej!!ky është si ai kali me mbrojtëse shikimi!!shikon vetëm drejt!!deri tashti,përjashtuar suksesin në investimet e tij,ai është treguar një gomar i lindur!vetëm gomarllëqe ka folur!dëgjoje një herë si flet,si i lidh fjalët!për veprimet që bën!?lëre mo e pyet!!tashti e kuptoj atë bullin që e dhunonte në shkollë!!nuk duhej ta bënte!me njerëz të tillë duhet të sillesh mirë!nuk duhet tiua rëndosh jetën më shumë se ajo që ju ka rënë në hise!!po u solle mirë nodshta nuk jua shton mundimin,nuk jua shton shpirtin e keq!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. R
                                                  Realisti

                                                  Thyeft qafen..!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    anti25642654censurë

                                                    eli ketaminës dhe këtë herë nuk i mbajtën gjunjët??u mërzit karabushi??gjithandej e fillon dhe e lë në mes,koqja!e filloi me vrrull me ndihmat për ukrainën dhe një muaj më pas"ej unë n uk kam pare për të paguar firmën time për tua dhënë internetin falas ukrainasve,si premtova!kush do ta paguaj se unë e mbyll"dhe tashti!i ranë brekët me teslën dhe më pas e pa hajvani se ju vunë amerikanët kundër dhe brekët i mbetën rrugëve!!ndoshta ka frikë se mos zëvëndëson trapin si tabelë qitjeje??pisllëku që kujtoi se do përsëriste, duke mbështetur gjyqtarin në ontario(në mos gaboj),dhe një fitore si fitorja që i dha trapit në nëntor,i shkoi për lesh!!kjo humbje tregon fillimin e rënjes edhe të portokallisë 47!!përfytyroni zgjedhjet e gjysëm mandatit!1,5 vite më vonë??

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. x
                                                      xhimi Tr

                                                      Do i heqe te. gjithe Trapi, prisni J.D . Vance pas ketij

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Ali

                                                        Kafexhinj lereni ameriken po shkoni ne pune,se late nam gjithe diten me filxhan ne dore

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          anti25642654censurë

                                                          e nai rrof o lio!!shyqyr që të kemi por kujdes me briskun se mo na presësh!!e di ti se çndodh pastaj!!ha shpulla si herën e kaluar!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. N
                                                          Nardi

                                                          Mooos.Kur e dha me,apo mori Mjeron nga Tepelena ne telefon.Akoma se kuptoni o tru shplare qe media tall carin me ju.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            anti25642654censurë

                                                            kurse ti tall sumçen me carin e mjeros??aman o nard,mo ha shumë!ki vetëm në një drejtim ke një farë niveli!bile shumë të lartë!në budallallëk!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. L
                                                            Linda

                                                            anti25642654censurë Une jam dakort me ato qe thua sepse eshte e vertete qe ai nuk di te shprehet. E ka treguar keto tre muaj qe eshte shume i dobet ne te folur por eshte biznesmen dhe shume i pasur. Eshte shume i keq me femrat por nuk jam dakort me bullizmin dhe zoti marrte hak ndaj kujt do qe bullizon nje tjeter. Eshte mekat i madh. Mjere kush e ben.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje