WSJ: Administrata Trump po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit nga SHBA, nën shqyrtim edhe Kosova

2 Prill 2025, 14:47Bota TEMA
WSJ: Administrata Trump po kërkon shtete për të dërguar

Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump është angazhuar në përpjekje për marrëveshje me disa vende të tjera, për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje, ka raportuar The Wall Street Journal.

Zyrtarët e imigracionit po kërkojnë më shumë destinacione ku mund të dërgojnë emigrantë që SHBA dëshiron t’i deportojë.

Në mesin e tyre, sipas këtij raportimi, është edhe Kosova. Ndër vendet që SHBA-ja ka kërkuar të marrin të deportuarit janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova.

Po ashtu mësohet se SHBA shpreson që këto vende të bien dakord me kërkesat e administratës Trump, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimit politik për të ndihmuar Presidentin të përmbushë një nga prioritetet e tij kryesore të brendshme.

Modeli i tyre i dëshiruar bazohet në një marrëveshje të njëhershme që administrata arriti me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ata dërguan një aeroplan me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në vendin e Amerikës Qendrore. Panamaja më pas i ndaloi emigrantët dhe punoi për t’i dërguar në vendet e tyre të origjinës. 

2 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Te marre 20,000 kriminele. Keshtu i ben qejfin Trumpit. Pastaj keta kriminele latine tia leshoje BE-se nqs nuk i heq sanksionet, e fut ne KE dhe e ben kandidat per anetaresim.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argjentinsi

      Tramp dergoi ne Kosove se.te dy sekset vdesin per kar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje