Erdogan bisedë telefonike me Putin: Mos i përshkallëzo tensionet në Ukrainë

2 Gusht 2023, 16:10Bota TEMA

Erdogan bisedë telefonike me Putin: Mos i përshkallëzo tensionet

Presidenti Erdogan në një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin i bëri thirrje liderit të Moskës të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina.

Putin i përsëriti kolegut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan gatishmërinë e Moskës për të rihyrë në marrëveshjen për eksportin e sigurt të grurit nga Deti i Zi, vetëm kur Perëndimi të ketë përmbushur të gjitha detyrimet e tij ndaj Rusisë, të parashikuara nga marrëveshja.

Presidenti turk dhe homologu i tij rus Putin ranë dakord për një vizitë të këtij të fundit në Turqi. Kjo është bërë e ditur nga drejtoria e komunikimit të presidentit turk, pa specifikuar datën e vizitës. Javët e fundit Erdogan kishte deklaruar se Putin do të udhëtojë në Turqi gjatë muajit gusht.

Gjithashtu, Putin ka kërkuar mbështetjen e homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan për të eksportuar drithëra ruse dhe për të anashkaluar de facto sanksionet perëndimore, duke refuzuar të ringjallë marrëveshjen e eksportit të grurit të Detit të Zi që lejoi deri në mes të korrikut dërgimin e furnizimeve bujqësore të Ukrainës.

 “Duke pasur parasysh nevojat ushqimore të vendeve më në nevojë, po zhvillohen opsione për të lejuar dërgesat e drithërave ruse”, thuhet në shënimin e Kremlinit duke iu referuar bisedës telefonike mes dy liderëve. "Ka një vullnet për të bashkëpunuar në këtë fushë me Turqinë dhe shtetet e tjera të interesuara," tha Kremlini.

2 Komente

  1. T
    Turku

    Sulltani i Tyrkijes ndihet mire sepse ka armet berthamore te NATO-s ne shtepi. Qe kur Sulltani i rrezoi nje avion rus, Putini ja njeh koken dhe nuk ben shaka me Turkun e Madherishem.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Erdokar pershkallezimet e luftes ne Ukraine e kane burimin ne Washington ku ka bashkuar rreth vetes 54 shtete te tjera qe furnizojne Ukrainen me arme, teknogji sspecialiste per ushtrine, etj etj. Amerikes nuk i leverdis armepushimi dhe paqja, kerkon te shkateroj Federaten Ruse dhe pupullin e saj qe jetojne ne keto dy shtete, por sharra i ka ngecur ne gozhde. NATO-n dhe ushtrine e ukraines i zbythi nga Bakh-muti ushtria private me mercenare e Wagnerit, perendimi ka futur ne kolaps nje bote te tere, nje Ukraine te shkateruar, mijera njerez te vrare etj etj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje