Erdogan i bën thirrje Izraelit për bombardimin e Gazës: Ndaloni këtë çmenduri

28 Tetor 2023, 19:37Bota TEMA
Erdogan i bën thirrje Izraelit për bombardimin e Gazës: Ndaloni

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës. Ai zgjodhi ta quante atë që po ndodh aktualisht, një çmenduri që do duhet të marrë fund.

“Bombardimet izraelite, të cilat u përshkallëzuan mbrëmë në Gaza, shënjestruan edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke e thelluar më tej krizën humanitare. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri , t'i japë fund sulmeve të tij”, theksoi kreu i shtetit turk.

Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të palestinezëve.

Në këtë tubim "ne do të bërtasim se qëndrojmë me popullin palestinez (dhe) kundër persekutimit nga Izraeli", tha ai.

Presidenti turk kishte paralajmëruar tashmë pjesëmarrjen e tij në këtë tubim, i cili u quajt "një tubim i madh për Palestinën" dhe do të zhvillohet në aeroportin e vjetër ndërkombëtar të Stambollit.

3 Komente

  1. L
    Liri Kurdistanit

    Po Turq shqip foles thone, se Turqija, ështe superfuçie pse nuke po e ndalone ti Izraelin?? Si do çoftë puna Turqija, ështe e fundit që duhet flase kure ju Turqit jave bëni shume her më keq Kurdeve. Edhe pse Kurdit nuke Kanë as një lloj krahasim me terrorist Palestinez të Hamasit. Liri Kurdistanit.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kar kar Kar-bunar

      Ore zgjyre "Liri e Kurdi-stanit" meso shqip ne shkrim e ne kendim se qenke toc nga koka tek kembet dhe nuk ka klluf kari per te mbuluar me keto permasa qe ke.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        O sulltano beji thirrje hamasit qe mos ti pengoje civilat te evakujohen nga zona e luftes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje