Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit: Por nuk përmend as SHBA dhe as Trump

23 Qershor 2025, 17:53Bota TEMA
Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, "pavarësisht se nga vijnë", pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump.

“Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. 

Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë”, tha Erdogan një aktivitet të sindikatës së nëpunësve civilë në Ankara.

Presidenti turk me sa duket po i referohej 7 tetorit 2023, ditës së sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar iniciativave që ai dhe Turqia po ndërmarrin në këtë drejtim, Erdogan tha se nesër, të martën, më 24 qershor, do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij "për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme".

"Ne po përpiqemi ta çojmë vendin tonë nga ujërat e trazuara në ujërat e qeta. Ne nuk veprojmë bazuar në politika të përkohshme, por duke parashikuar rreziqet e fshehura. Ne e bëmë dhe do ta bëjmë në mënyrë që asnjë nga 86 milionë qytetarët tanë të mos dëmtohet". 

8 Komente

  1. N
    Nukë ka bythë ti permendë

    Nukë ka bythë, ti permendë as Trampin as Amerikën, pastaj Turq shqip folës thonë se turqia dhe Erdogani, janë të fortë dhe na ndimonë edhe neve siç po ndimonë " Gazën dhe Irani"

    Përgjigjjuni
    1. M
      McConigal

      Tahip neser ne Hage hipja njehere motres se vogel Edvina qe doli kunder Iranit pa lejen tende...

      Përgjigjjuni
      1. M
        McConigal

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..

        Përgjigjjuni
      2. L
        Loni

        Turqia gjithmonë është drejtuar nga burra të mënçur. Deklarimet e zotit Erdogan janë një ekuilibër fantastik midis detyrimeve formale dhe detyrimeve konkrete. Aleat më besnik të Amerikës në NATO se Turqia, zor se mund të gjesh. Këtu kam parasysh faktin që Amerika dhe Britania e madhe në situata lufte mund të konsiderohen gati e njëjta gjë. Të lumtë zoti Erdogan, i ke dhënë emër vetes si një burrë shteti i vërtetë.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Mos ma vini re, kam rrjedhur e nuk di ca flas, plus qe jam turk shqipfoles..

          Përgjigjjuni
        2. a
          arti

          Erdoleshi thjesht kenaqet per dollaret qe fiton djali i tij me tregtine e naftes. Pastaj bythperpjetet jane çeshtje e hoxhallareve. Hahaha :)

          Përgjigjjuni
          1. A
            Avash Beg se ka hendek....

            Tahip te eshte qepur goja se t'a kane hipur te tjeret, je bere qen pa dhembe qe vetem lef.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malo

              Pikerishte komentet tuaja pa minimumin e llogjikes ju bejne te ndiheni Ashtu si jeni,trini ne llogoret tuaja duke pritur lehqenjet pa kuptim Allah injoranteshe????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje