Izraeli: Janë bombarduar të gjitha rrugët hyrëse për në impiantin bërthamor Fordow

23 Qershor 2025, 16:24Bota TEMA
Izraeli: Janë bombarduar të gjitha rrugët hyrëse për

Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë sulmuar edhe rrugët hyrëse drejt impiantit bërthamor të Fordow.

Përveç sulmit ndaj vetë objektit bërthamor të Fordow, ushtria izraelite gjatë sulmeve të mëngjesit bombardoi edhe rrugët që çojnë drejt këtij impianti.

Fordow ishte një nga tre centralet bërthamore të goditura nga sulmet ajrore amerikane gjatë fundjavës. Ishte një vend ku u pasurua uraniumi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se SHBA-të kishin shkaktuar “dëme shumë serioze” në centralin e fortifikuar Fordow, megjithëse nuk dha detaje specifike rreth shkallës së dëmit.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Disinformim dhe mashtrim nga Amerika dhe Izraeli, nje here na thone se jane shkaterruar te gjitha centralet berthamore, pas dy ditesh na thone se jane bombrduar dhe bllokuar te gjitha hyrjet ne impintin berthamor, d.m.th. deri me tani ja paskan rruajtur karin Khameinit, vete e thone.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Kane thyer dhe ca tjegulla tek shtepite perreth, perse se jepni si lajm?????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje