Një vlerësim i inteligjencës së Pentagonit për sulmin e Amerikës ndaj Iranit të shtunën ka hedhur dyshime mbi deklaratat se programi bërthamor ishte zhdukur.
SHBA-të goditën tre objekte bërthamore në Iran, Fordo, Natanz dhe Isfahan, me bomba shkatërruese bunkerësh të afta të depërtonin 18 metra beton ose 61 metra tokë përpara se të shpërthenin.
Por sipas raportit të inteligjencës të publikuar nga disa media prestigjioze, centrifugat e Iranit janë kryesisht “të paprekura” dhe ndikimi ishte i kufizuar në strukturat mbi tokë.
Hyrjet në dy objekte bërthamore u mbyllën dhe një pjesë e infrastrukturës u shkatërrua ose u dëmtua, por shumica e objekteve, të cilat janë thellë nën tokë, mbetën të paprekura, sipas burimeve për mediat amerikane.
Gjithashtu vlerësohet se sulmi e ka shtyrë Iranin vetëm disa muaj prapa dhe se çdo rifillim i programit të tij bërthamor mund të bazohet në kohën që i duhet vendit për të gërmuar dhe për të bërë riparime.
Burimet gjithashtu konfirmuan për CBS se një pjesë e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit ishte zhvendosur para sulmeve, sipas vlerësimit të inteligjencës.
Por, presidenti amerikan Donald Trump sulmoi mediat amerikane dhe raportimin e tyre.
Ai theksoi se kjo është një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori.
“Lajmet e rreme CNN, së bashku me New York Times që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si CNN ashtu edhe CNN po kritikohen nga publiku!”, shkroi Trump.
Gjithashtu, në një prononcim për gazetarët në Air Force One, presidenti amerikan tha se të tre centralet bërthamore në Iran u goditën “në mënyrë perfekte” dhe u shkatërruan.
Ai shton gjithashtu se raportet e mediave amerikane janë “shumë të pahijshme” ndaj atyre që kryen sulmet.
Mato evlat, xhepaneja paska qelluar mullaret!!
Ha ha ha , e forte kjo , Trapi si Mato Gruda qellon mullaret e kashtes.
Trapi jo vetem s’beri pune po ia la edhe Izraelit punen ne mes
goditja ne menyre perfekte dhe shkaterrimi i tyre jane dy gjera te ndryshme o bole e fishkur portokalli
Mos lejoni te tallen mediat me ju o tru shplare.Bombat bene punen qe ishin nisur per te bere.Merua ben para me keto krlleqe qe boton kurse ju kenaqeni duke share.
nardo dhe ti nuk ndryshon shumë nga ne!!ndoshta je ana tjetër e medaljes,por për derisa shkruan,lexon tek mero!?dhe ti bën pjesë te supa që ai fiton çdo ditë!!
Po eshtë plotësisht e drejtë dhe profesionale sidomos në se e shikon në aspektin inxhinerik Ideja që predhat 14 tonshe do të bëjnë namin duke e shkatërruar plotësisht objektin nuk mundet të bind një inxhinier një zhenjer të ushtrisë që ka njohuri për veprimet shkatërruese të lëndës plasëse të cilësisë më të lartë që ekziston për ushtarakët Artilier tokësor dhe të raketave që i dinë mirë se çfarë efekti kanë predhat që depërtojnë në thellësi të objektit dhe sa e kanë fuqinë depërtuese predhat por dhe sa e kanë fuqinë shpërthyese e dëmi që mundet të shkakëtojnë ato në një objekt Është shumë e pa argumentuar shkencërisht se si një predhe e lëshuar nga avionët B-2 (14 ton)e cila qe bije nga një lartësi e pranueshme por jo me pakë se 2500-3000mlartësi sepse avioni mbajtës i ksaj peshe ka parametra në fluturim në lartësi në shpejtësinë momentin që do të hedhë bomben gjigande. Tani unë shtroj pyetje e thjeshtë .Kjo bombë lëshohet nga topat gjujtës që ti komunikojë bombës një shpetësi të jashtë zakonshme nga e cila varet dhe forca shpuese e saj në objekt apo kjo lëshonhet në gjëndje të lirë nga shtrati nbajtësi i avionit dhe rënia bëhet në bazë të rënies së lirë direkt mbi objekt.Dy obsione që mundet të daravisin njëra tjetrën :Së pari dhe kjo mundet të përjashtohet Pra kjo bombë gjigande 14 tonësh lëshohet në gjëndje të lirë .Po qe kjo atëhere jam i mendimit që ajo kur bie mbi objekt sipërfaqësor bën dëme të pa llogaritëshme mbiobjekte sipërfaqësor por dhe thellësi të konsiderueshme 10-20 m thellësi Pra është e pranueshme që dëmi ka qënë i konsiderueshëm dhe me pasoja të vështira për rikuperim . Bëni një krahasim me meteoritët që bien nga stratosfera dhe në vartësi nga madhësia e meteorit bëhet dhe krateri në thellësi në gjërësi dhe në demet nga tërmeti shumë ballësh që shkakëton në teritorin kubie .Ama sado e fuqishme të jetë kjo bombë në efektet shkatërruese ka limite të caktuara dhe argumentuara shkencërisht dhe kjo nuk varet nga dëshira e Pentagonit apo e Tramp Presidentit që akoma si ka dalë ekzaltimi dhe euforia e shketërrimit total nëse është e saktë .Opsioni i dytë .Kjo bombe lëshohet në gjëndje të lirë por në ajër ajo shnderrohet si raketë që ka një shpejtësi të madhe dhe rrjedhimisht dhe fuqi shpuese të madhe për dy arësye A)shpejtësia b) pesha e saj shumë e madhe.Por këtu fle lepuri .Çfarë shpejtësie duhet të ketë kjo bombë(predhë)që të depërtojë në 70 m mal apo 15 _20 m beton? Por në anën tjetër sa duhet të jetë largësia nga objekti që kjo bombë të arrijë të ruaj shpejtësinë dhe forcën spuese ?Kush i di kushtet gjeologjike të tokës apo malit ku është ndërtuar ky objekt , është dhe,rërë ,argjilor,shkëmb gratit apo gëlqeror sepse edhe fuqia shpuese e ksaj bombe predhë nga këto cilësi të tokës varet .Po të arsyetojmë që ushtria amerikane e dinte me saktësi që ky mal ku është ndërtuar impianti është i një nga këto cilësi ,atëhere edhe bombat janë ndërtuar e përshtatur ksaj strukture .Por a e dinte paraprakisht pentagoni që të mbarte në avion këtë llojë bombe për të dhënë këtë efektë? E vështirë të pranohet ...Por në qoftë e vërtetë që impiantet e Iranit janë në thellësi mbi 80-90m siç është deklaruar ,atëherë nuk ka asnjë garanci teknike që këto bomba të kenë bërë efektin e pretenduar .Po .Në objektet sipërfaqësor ato kanë bërë dëme të konsiderueshme .Por nëse janë shkatërruar apo jo objektet në thellësinë e deklaruar nga institucionet Iraniane , këtë e kemi të vështirë ta besojmë jo se nuk duam por se nuk bindemi në aftësitë e pa imagjinueshme që ju atribuohen këtyre bombave .Kjo do të vertetohet ,kur Irani do të pranojë me apo pa dëshirë ,deshtimin për prodhimin e armës bërthamore .Jo për gjë por ca të dhëna që dalin nga institucionet e inteligjencës Amerikane për efektin që bënë këto predha sikur e vënë në dyshim këtë arritje spektakolare që deklarojë Trampi. Dhe kjo sikur po e trondit autoritetin e Presidentit që e konsiderojë fitore historike .Mbase janë fjalë fshati që dalin nga inati thotë populli.Historia e mëpastajme do të tregojë sa janë të vërteta punët e bëra nga Amerika e Trampit në konfliktin Iran-Izrael. Më e mira u bëftë për paqen.Komentues të nderuar e bëra kët koment për faktin se kam modestisht njohuri për amatimin artilerin raketat lëndët plasëse për teknikalitetet e domosdoshme për efektin shkatërrues të predhave të të gjithë kalibrave të cilat më intrigojnë të bëj ndonjë koment qoftë dhe në mënyrë të përafërt me një ngjarje shumë të rëndesishme qënë mënyrë absolute na e paraqesin për të vërtetë .A duhet ta pranojmë pa argumente ????!!!
Qika, lene mo mer me këta bdallejt, këtyre nuk ju besohet se e gjithë kjo që ndodh, që thonë se ndodh, është xhirim hollivudi. Në fakt ukraina osht xhirim anglez, ky Iranit o hollivudian. E ka chiru Stenli, Qike. Ai Kubriku qu ka bo mashtrimin e honës. Lene se këta nuk kapishin asgjo. Var karët në qafë dhe shko në shpi, mo u lodh ne kta.
çikëëë!beson a nuk beson ti!?puna më e vogël!!këto bomba kanë efektin e tyre në 16 m beton!flitet gjithnjë për beton të armuar!!ndoshta ushtarak??dhe 60 m terren!!që nuk i kanë hedhur thjeshtë pa e ditur se ku po i hedhin,në baltë kënete a granit të pastër,kjo ma merr mëndja se besohet dhe nga ty!!që trapi dhe kur i shpëton pordha,thotë që i ka shpëtuar pordha më e madhe dhe më e famshme e mijvjeçarit të fundit dhe të adhshmit,dhe këtë nuk e vë kush në diskutim!!çfarë do dalë më vonë!?nëse nuk dalin me një lajm se kanë prodhuar bombën dhe duhet të bëjnë një shpërthim patjetër për ta vërtetuar tek të tjerët,përndryshe dhe unë kam në bodrum 300 bomba bërhamore,mund të themi se në një farë përqindje mund të jetë e vërtetë kjo që thotë hiperboluesi portokalli!pra është shkatërruar!por është e mundëshme që dhe pa u shkatërruar,ata të heqin dorë dhe të mos vazhdojnë provat!pra nuk është e vërtetë ajo që thotë portokalliu!mund të ndodhë që ta prodhojnë,ta mbajnë të fshehtë dhe të mos e përdorin asnjëherë!prap dhe kjo të jep mundësin të mos jesh i sigurtë se çfarë ka ndodhur!!këto që thotë portokalliu,janë pordhë syfyri,që mund të jenë sa të vërteta aq dhe e kundërta!!izraeli ka agjenturën e tij,që pas një kohe do marrë informacionin e duhur!!e di përse??në iran qarkullojnë barsaleta të tilla:"ne nuk vendosim dot kë të zgjedhim si shef të kundërzbulimit se kemi frikë se është agjent i izraelit"!!dhe njëherë,çfarë thotë portokalliu nuk duhet marrë si të vërtetë!!por dhe ta quash gënjeshtër të pastër,është e vështirë!!ndonjëherë i shpëtojnë të vërteta,ose gjysëm të vërteta!!