Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Rusia po pengon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës, presim reagim të fortë nga Perëndimi

30 Mars 2025, 09:00Bota TEMA
Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Rusia po pengon përpjekjet për

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të shtunën vendeve perëndimore që të reagojnë me forcë ndaj sulmeve të përditshme me dronë rusë në territorin ukrainas. 

“Partnerët tanë duhet të kuptojnë se këto sulme ruse synojnë jo vetëm popullin tonë, por edhe çdo përpjekje ndërkombëtare dhe diplomatike për t'i dhënë fund luftës”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke shtuar se 172 dronë u lëshuan kundër Ukrainës brenda një nate të vetme.

"Rusia po sulmon ata që kërkojnë paqe. Nuk është e mundur të injorohen qindra Shahed çdo natë", shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani të përdorur nga Moska.

"Ne presim një përgjigje, një përgjigje serioze. Ne po punojmë për të siguruar një reagim të fortë, veçanërisht nga Amerika, Evropa dhe të gjithë ata në botë që mbështeten në diplomaci", u shpreh Zelensky. 

Mbrëmjen e së shtunës, dronët rusë goditën një spital ushtarak, një qendër tregtare, blloqe apartamentesh dhe objektiva të tjera në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 14, raportoi Reuters. 

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator

    Fundi i jot po afron or horr, e refuzove doren e ngrohte qe te ofroi zeusi, perseri refuzon te nenshkruash marreveshjen per mineralet e rralla duke mos u treguar aspak mirenjohes ndaj presidentit tone te madherishem, refuzon te njohesh si borxh te gjithe ndihmen qe te kemi dhene dhe kerkon qe te njohesh si borxh vetem ndihmat qe te ka dhene qeveria e jone mbas ardhjes se zeusit, kujton se akoma do te kesh te besh me nje president me deficience mentale qe sa here vije ketu merrje miliarda me vehte, ka ardhur koha ti paguash deri ne centin e fundit taksat tona, marrsh nga ditet tona o zeus qe po na rilind edhe njehere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje