Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës

29 Mars 2025, 15:08Bota TEMA
Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka ndalur përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur transmetuesin ndërkombëtar amerikan, Zëri i Amerikës.

Në vendimin e tij, gjyqtari Xhejms Pol Otken e quajti lëvizjen e presidentit “një rast klasik të vendimmarrjes arbitrare dhe kapriçoze”.

Gjithashtu, zyrtari bllokoi veprimin e Agjencisë Amerikane për Median Globale, që kontrollon Zërin e Amerikës, për të pushuar nga puna 1.200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit, në kuadër të urdhrit të Trump për ndërprerjen e fondeve.

Otken dha një urdhër të përkohshëm që ndalon agjencinë nga çdo përpjekje e mëtejshme për t’i dhënë fund, për të reduktuar fuqinë punëtore, për të mbyllur zyrat dhe për të rikthyer në Shtetet e Bashkuara punonjësit që veprojnë jashtë vendit.

Urdhri ndalon gjithashtu Agjencinë për Median Globale që të ndërpresë fondet për transmetuesit e tjerë, përfshirë Radion Evropa e Lirë, Radion Azia e Lirë dhe Radion Afganistani i Lirë.

Vetë institucioni njoftoi të enjten se rifillimin e lëvrimit të fondeve për Radion Evropa e Lirë, pasi një gjyqtar në Uashington DC e urdhëroi ta bënte.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten në distriktin e Manhatanit, Otken fajësoi administratën Trump se ka vendosur t’i vërë çekanin një agjencie statusi i të cilës është i autorizuar dhe i financuar nga Kongresi.

4 Komente

  1. S
    Si funksionon demokracia?

    Ky është ndryshimi midis SHBA dhe Shqipërisë, pra janë pushtetet të ndara. Në Amerikë nëse president bëhet një personazh autokrat apo që gjatë detyrës bëhet i tillë dhe merr vendime arbitrare e kapriçoze, gjykata jep drejtësi dhe e pengon. Kurse në Shqipëri politikani që bëhet kryeministër tenton të kapë gjithë pushtetet e tjera që të "mbretërojë" sa më gjatë, sa më qetë, të vjedhë sa të dojë e mos ta gjejë gjë. Tani që në Shqipëri është ngritur SPAKu që po godet figura politike të larta, Berisha thotë se është organizatë kriminale që do e shkrijë nëse vjen në pushtet. S'ka faj se është mësuar me drejtësinë e kapur apo të tredhur.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, Washington, diplomat karriere, prozator

      Po nuk ka te drejte asnje te ktheje vendimin e Zeusit, sot ministri i jashtem deklaroi ne menyre publike qe USAID eshte shkrire si institucion qeveritar. Ishte vendimi me i drejte qe morri zeusi qe e mbylli ate qender parazitesh qe ushqeheshin nga taksat tona. Kam pase rastin te shkoj per interviste dhe gëlonte institucioni nga emigrante qe dinin vetem gjuhen e vendeve perkatese, nje radio qe e mbaroi misionin e vet dhe ne vitet e fundit u kthye ne nje rudiment te sorosit. Te lumte ajo dora e zeus qe nenshkrove mbylljen e qendres se paraziteve

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bëhet SHBA e madhe me spiuna rus?

      https://pamfleti.net/bota/negociatori-kryesor-i-trump-nje-spiun-i-putinit-i273190

      Përgjigjjuni
      1. W
        W

        U bë Amerika si fustanet e Penelopës. Ditën qep e natën shqep.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje