Bashkimi Europian ka ofruar 2.5 milionë euro ndihmë fillestare emergjente, në përgjigje të menjëhershme pas tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.7 që goditi ditën e djeshme Mianmarin.
Sipas deklaratës së BE-së, kjo ndihmë e re humanitare do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe adresimin e nevojave urgjente të më të cenuarve në Mianmar, me fokus në komunitetet e zhvendosura dhe të prekura nga konflikti.
BE-ja ka aktivizuar gjithashtu shërbimin e saj satelitor Copernicus për të lehtësuar vlerësimin e ndikimit.
"Komisioni, së bashku me partnerët tanë humanitar, po vlerëson situatën dhe nevojat në terren, me qëllim që të mobilizojë ndihmën e mëtejshme të BE-së. Kjo ndarje e re e sjell financimin total të ndihmës humanitare të BE-së për Mianmarin në mbi 35 milionë euro në 2025", thuhet në deklaratë.
Ndihma humanitare e BE-së ofrohet drejtpërdrejt përmes organizatave humanitare të verifikuara tërësisht në të gjithë vendin, kudo ku nevojat janë më të mëdha, në përputhje me parimet humanitare të humanizmit, neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë.
I forti i Pazarit te Ri dhe Lexhenda ofrojne 1 Miliarde € ndihme.