Kryeministri kanadez: Marrëdhënia jonë e vjetër me SHBA ka mbaruar!

28 Mars 2025, 20:50Bota TEMA
Kryeministri kanadez: Marrëdhënia jonë e vjetër me SHBA ka

Duket se efekti Donald Trump po sjell ndryshime të paimagjiueshme më parë për nga natyra e faktorëve që i provokoi. Nuk ka patur asnjë arsye të besueshme apo të parashikueshme për një krizë të këtij niveli mes SHBA dhe Kanadasë, siç është kjo e sotshmja, por ka mjaftuar vetëm një seri deklarimesh nga presidenti amerikan dhe marrëdhëniet të rishikohen në mënyrë dramatike.

Në një dalje për mediat pas takimit me ekzekutivin, kryeministri kanadez, Mark Carney, ka deklaruar qartë dhe hapur se marrëdhënia e deritanishmes mes të dyja vendeve, që kuptonte integrimin ekonomik dhe ushtarak, ka mbaruar:

"Është e qartë se SHBA nuk janë më një partner i besueshëm. Është e mundshme që me negociata përfshirëse ne mund të rivendosim një element besimi, por nuk ka për të patur kthim pas. Ka ende për të bërë dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur të shkoj në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy partnerë të besueshëm për një kohë të gjatë, miq dhe aleatë të Kanadasë".

Kjo është goditja e parë serioze në imazhin e SHBA pas ardhjes në detyrë të Donald Trump. Kanadaja ka qenë aleate që asnjëherë nuk ka nxjerrë probleme me SHBA dhe nuk ka qenë kundër politikave të saj.

Është e vështirë në çdo rast që të imagjinohet zbatimi i politikës amerikane në Arktik pa njohur interesat e Kanadasë, çka nënkupton se në një mënyrë apo tjetër politika amerikane është e paqartë.

Po kështu Carney ka bërë të qartë se Otava do të shohë gjetkë për marrëdhëniet tregtare nisur nga tarifat që janë aplikuar nga SHBA.

5 Komente

  1. I
    Ilir

    Idiotet qe kane votuar trump dhe lepiresit qe e rrethojne, kane marre me qafe boten, demokracine, jo thjesht e vetem Kanadane. Kina e Rusia ferkojne duart. Amerika do te tkurret, e kjo ka filluar.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Layne

      Trump eshte president me i mire we ka sjelle USA ????????, ti je nji cop idot

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetar i zakonshem

      Po kurora Britanike ç'thotë? A do shërbejë kjo si çarje midis Mbretërisë Bashkuar dhe ShBA ? Trampi ka harruar që Kanadaj ka Mbret ?!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Triumfi

        Kuroraa Britanike ??? Ekush i llogarit ata .....Mbreti ne Kanada , ose mbreteria , eshte ose jane thjesht figurant dhe nuk ka asnje juridiksion te ushtroje politike dhe te mare vendime ...ashtu sic eshte dhe per Australin dhe Zelandan e Re...po dhe te tjara shtete... Nuk haron Trumpi ,thjesh e di qe mbreti anglez nuk mundet te ushtroje asnje detyre ne vendime qeveritare ...

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni

        Nuk mbaron nje mardhenie kaq e vjeter vetem e vetem se ne krye te nje administrate me probleme qe ka jeten diku te 4 vjet ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje