“Do të mbahen ata që iu është refuzuar azili”, Meloni ndryshon funksionin e kampit të Gjadrit

28 Mars 2025, 12:53Bota TEMA

“Do të mbahen ata që iu është refuzuar azili”,

Ajo që ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi paralajmëroi pak ditë më parë, qeveria italiane pritet ta zyrtarizojë në mbledhjen e kësaj të Premteje me një dekret të veçantë.

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër do të ndryshojnë funksion. Nëse më parë ato ishin konceptuar për mbajtjen e emigrantëve të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, tashmë do të përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Gazeta “La Repubblica” shkruan se vendimi ka vetëm 2 nene.

Zyrat në portin e Shëngjinit do të shërbejnë për pritjen dhe regjistrimin e emigrantëve që do të transferohen më pas në Gjadër. Në këtë kamp do të dërgohen edhe emigrantë që nuk vijnë nga vende të sigurta. Qëndrimi i një emigranti në këtë qendër mund të zgjasë deri në 1 vit e gjysmë në pritje të riatdhesimit. Problem për “La Repubblica” janë mbështetja ligjore dhe kostot.

Në bazë të ligjit, dëbimi duhet të ndodhë nga territori italian dhe kjo mund të kërkojë që çdo emigrant të rikthehet edhe një herë nga Gjadri në Itali përpara dërgimit në shtëpi. Ndryshimi në funksionimin e Gjadrit është kritikuar nga opozita italiane.

Elly Schlein, Sekretare e Partisë Demokratike u shpreh se dekreti është në kundërshtim me ligjin e BE, do të duhej të kërkojë më shumë para dhe do të kërkonte madje edhe një ndryshim në marrëveshjen Rama-Meloni.

4 Komente

  1. T
    Teodor

    Pra kta ngelen ne Shqiperi...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Gezuar ramazonin sunita ja si po shtohet popullsia muslimane…

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komuniteti

        Te dale tani Rama e të bëj përsëri për idiot albanezet. Shkerdhate fashiste

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piktori arrogant dhe gënjeshtar

          Dual sheshit gënjeshtra e Edi Ramës. Arrogant që shkumon nga goja po ia the në fytyrë të vërtetën.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje