Tërmeti në Mianmar, shkon në mbi 1600 numri i viktimave! Nxirret e gjallë pas 30 orësh nën rrënoja një grua

29 Mars 2025, 16:40Bota TEMA
Tërmeti në Mianmar, shkon në mbi 1600 numri i viktimave! Nxirret

Ka shkuar në  1,644 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin të premten, fuqia e të cilit ishte aq e fortë sa u ndje dhe në Tajlandë dhe Pakistan.

Qindra njerëz besohet të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, përfshirë të paktën 50 punëtorë ndërtimi të cilët janë të zhdukur pasi një ndërtesë e lartë u rrafshua nga tërmeti në Bangkok.

Ndërkohë, më shumë se 90 njerëz besohet se janë bllokuar në rrënojat e një blloku apartamentesh në Mandalay , Myanmar, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq për AFP.

AFP thotë se një grua 30-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e kësaj ndërtese, pasi mbeti e bllokuar për rreth 30 orë.

Ajo u transportua me barelë, u përqafua me bashkëshortin e saj dhe më pas u dërgua në spital.

“Në fillim nuk e mendoja se ajo do të ishte gjallë”, tha burri i saj për AFP ndërsa priste gjatë shpëtimit. “Jam shumë i lumtur që kam dëgjuar një lajm të mirë”.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Rama po vonon te nise 100.000 Euro.I ka zene ankthi Makronin e Melonin!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Kalec ! Nuk eshte normal humori per Ramen ne kete rast te kaq shume viktimave.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje