Europa në alarm të kuq për shkak të thatësirës dhe rritjes së temperaturave

23 Gusht 2022, 15:09Bota TEMA

Europa në alarm të kuq për shkak të thatësirës dhe

Pothuajse dy të tretat e territorit europian është në alarm të kuq për shkak të thatësirës ndërsa ka lëshuar paralajmërime edhe për shkak të valëve të të nxehtit e reshjeve të pakta.

Sipas agjencisë kompetente të Bashkimit Europian, si pasojë e thatësirës, ​​lundrimi në lumenj dhe liqene, prodhimi i energjisë elektrike dhe rendimentet e disa kulturave janë kufizuar.

Raporti i gushtit nga Observatori Europian i Thatësirës (EDO), i cili mbikëqyret nga Komisioni Europian, thekson se 47% e Europës është në alarm të kuq dhe 17% është në gatishmëri.

Thatësira ka prekur shumë rajone të Europës që nga fillimi i vitit dhe është zgjeruar dhe përkeqësuar që nga fillimi i gushtit”, thuhet në raport.

Të korrat verore janë prekur, me rendimentet e misrit të vitit 2022 që pritet të jenë 16% nën mesataren pesëvjeçare, ndërsa rendimentet e sojës dhe lulediellit pritet të bien përkatësisht me 15% dhe 12%. Prodhimi i energjisë hidrike është prekur gjithashtu, me ndikim të mëtejshëm tek prodhuesit e energjisë për shkak të mungesës së ujit për të ushqyer sistemet e ftohjes.

Nivelet e ulëta të ujit po pengojnë lundrimin në lumenj dhe liqene, të tilla si përgjatë Rinit, dhe ngarkesa e reduktuar e anijeve ndikon në transportin e qymyrit dhe naftës.

EDO raporton se në mesin e gushtit reshjet e shiut lehtësuan disi situatën, por në disa raste erdhën në formën e stuhive të cilat shkaktuan dëme të mëtejshme.

2 Komente

  1. H
    Hazreti Muhamed

    Keshtu do ndhe akoma dhe me tej per ju katoliket e ortodoksit qe nuk e doni Allahun

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vin

      Ahhaaha po ju mazllumet keni 1000 vjet pa uj yyy muter shani evropen pastaj shkoni luteni per azil si shkerdhata.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje