Nga Gary Bass*
Donald Trump krejt haptazi ledhaton egon e autokratëve të huaj si presidenti rus, Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Në shumë mënyra Trump qeveris ashtu si autoritarët anembanë globit: duke pasuruar veten, duke nxitur urrejtje etnike, duke kërkuar kontroll personal mbi gjykatat dhe ushtrinë e duke u kapur pas pushtetit me çdo kusht.
Pra, nuk do shumë mend që ai është njoftuar se së shpejti mund të paditet për akuzat e lidhura me përpjekjet e supozuara për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 nga një prokuror amerikan, i cili është thellësisht i përgatitur në hetimin e tiranëve dhe kriminelëve të luftës.
Jack Smith, këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë – i cili tashmë ka paditur Trump-in me akuzat për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete dhe pengim të drejtësisë – ka një histori të jashtëzakonshme si prokuror federal me karrierë në Tennessee, New York and Washington.
Po ashtu ai ka qenë prokuror ndërkombëtar për krimet e luftës: fillimisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe më pas në një institucion të posaçëm ligjor që heton krimet e luftës në Kosovë.
Për disa vite të rëndësishme në Hagë, ai mbikëqyri hetimet e zyrtarëve të huaj qeveritarë dhe anëtarëve të milicisë, që u akuzuan për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Ekzistojnë dy vizione të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare në lojë në hetimin Smith për Trump.
Njëri është parimi i lartë që edhe presidentët dhe kryeministrat duhet t’i përgjigjen ligjit.
Tjetri është realiteti që udhëheqës të tillë të fuqishëm mund të përpiqen të sigurojnë pandëshkueshmërinë e tyre duke e cilësuar drejtësinë si një mashtrim dhe mobilizuar turmat.
Këto tensione kanë përcaktuar historinë e ndjekjeve ndërkombëtare të krimeve të luftës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtën dy tribunale ushtarake ndërkombëtare të mbajtura në Nuremberg dhe Tokio pas Luftës së Dytë Botërore.
Në këto tribunale u nxorën në gjyq udhëheqës të lartë gjermanë dhe japonezë për agresion, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Henry L. Stimson, sekretari i luftës i SHBA-ve, i kërkoi privatisht Franklin Delano Roosevelt-it që edhe kriminelëve nazist të luftës t’u jepej një “procedurë e mirëpërcaktuar” duke përfshirë “të paktën aspektet rudimentare të Ligjit të të Drejtave”.
Të dy gjyqet e Nurembergut dhe Tokios dënuan liderë të lartë për mizoritë e kryera gjatë kohës që ishin në Qeveri, duke i trajtuar veprat e tyre jo si akte shtetërore, por si krime personale të dënueshme me ligj.
Pas Luftës së Ftohtë, këto parime u ringjallën me gjykatat e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, si dhe gjykatat speciale për Timorin Lindor, Sierra Leone dhe gjetkë.
Smith iu drejtua idealit të përgjegjësisë penale individuale si prokuror i Dhomës së Specializuar të Kosovës, e cila u krijua nën presionin e SHBA-ve dhe Evropës për të hetuar krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nga viti 1998 deri në vitin 2000.
Kjo në lidhje me luftën e Kosovës për pavarësi nga Serbia.
Edhe pse pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, institucioni e ka selinë në Hagë dhe ka gjyqtarë dhe personel ndërkombëtar – kështu që Smith, një shtetas amerikan, përfundoi duke shërbyer si prokuror i specializuar.
Në qershor 2020, zyra e tij zbuloi se po kërkonte të padiste Hashim Thaçin, atëherë presidenti popullor i Kosovës, i cili ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë për një samit me Serbinë të thirrur nga administrata e Trump.
Thaçi, një ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u kthye në shtëpi, dha dorëheqjen si president dhe u arrestua në Hagë për t’u përballur me disa akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – në një gjyq që mund të zgjasë me vite.
Është gjithmonë e vështirë dhe e rrezikshme për të ndjekur penalisht liderët kombëtarë me njëfarë popullariteti në mesin e popullit të tyre.
Për të vendosur drejtësinë mbi Gjermaninë naziste dhe Japoninë Perandorake, aleatët duhej të angazhoheshin për një politikë të dorëzimit të pakushtëzuar, që do të thoshte se kriminelët e luftës gjermanë dhe japonezë nuk mund të negocionin.
Megjithatë, administrata e Truman-it në heshtje e nënvlerësoi zotimin e dorëzimit të pakushtëzuar të perandorit Hirohito, nga frika se japonezët mund të luftonin nëse ai do të ndiqej penalisht si kriminel lufte.
Administrata Truman e la perandorin të sigurt në Pallatin Perandorak, ndërsa kryeministrat dhe gjeneralët e tij u gjykuan dhe u dënuan nga një gjykatë ushtarake ndërkombëtare aleate në Tokio.
Në një pikë të hershme të karrierës së tij, nga viti 2008 deri në vitin 2010, Smith punoi si koordinator hetimi në zyrën e prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, gjykatën e përhershme ndërkombëtare për krimet e luftës me seli në Hagë.
Edhe pse 123 vende nga Afganistani në Zambia i janë bashkuar ICC-së, gjykata ishte një pengesë për administratën Trump.
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, u zotua se do ta linte atë “të vdesë vetë”, ndërsa sekretari i tij i shtetit, Mike Pompeo, e quajti atë si një “gjykatë renegat, të paligjshme e të ashtuquajtur”.
Kushdo që punon në ICC duhet të kuptojë se sa e “shtrënguar” dhe e dobët është në të vërtetë gjykata.
Në vitin 2009 dhe 2010, ICC-ja lëshoi urdhra arresti për presidentin e Sudanit, Omar Hassan al-Bashir, duke e akuzuar atë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në rajonin e Darfurit.
Ai është ende i lirë, edhe pas rrëzimit.
Kur një politikan i shquar kenian, Uhuru Kenyatta, u akuzua për krime kundër njerëzimit pas dhunës etnike në vazhdën e zgjedhjeve presidenciale të vendit të tij në vitin 2007, ai kritikoi gjykatën si një shkelje neokoloniale e sovranitetit të Kenias.
Në vitin 2013 ai u zgjodh president i Kenias.
Në vitin 2014, prokurori hodhi poshtë akuzat kundër Kenyatta-s, duke thënë se qeveria e Kenias kishte penguar provat dhe kishte frikësuar dëshmitarët.
Nga Kenia në Kosovë, Smith me sa duket e di shumë mirë se si një politikan i paditur mund të mobilizojë besnikët e tij për të sfiduar dhe penguar një ndjekje penale.
Kur gjyqi i Thaçit filloi në Hagë në prill, disa kosovarë u mblodhën në mbështetje të një lideri që shihej prej tyre si një luftëtar heroik kundër shtypjes serbe.
Zyra e Smith është ankuar se Thaçi dhe të dyshuarit e tjerë po përpiqeshin të pengonin punën e prokurorëve.
Trump tashmë është duke ndjekur instinktivisht një libër të ngjashëm turbullimi dhe frikësimi – edhe pse ai nuk po përballet me një gjykatë ndërkombëtare, por me ligjet e Shteteve të Bashkuara.
Ai e ka krahasuar FBI-në me Gestapo-n dhe e cilësoi Smith-in si “të çmendur”.
Megjithatë, Trump do të zbulojë se Smith është marrë me njerëz si ai – dhe më keq – më parë.
Prokurori amerikan është i pajisur mirë për të ndjekur vizionin e një paraardhësi si Robert H. Jackson, gjyqtari elokuent i Gjykatës së Lartë që shërbeu si kryeprokuror i SHBA-ve në Nuremberg.
Në nisje të gjyqit ai tha diçka.
“Qytetërimi po pyet nëse ligji është aq i vonuar sa mund të jesh krejtësisht i pafuqishëm për t’u marrë me krime të përmasave të tilla nga kriminelë të kësaj rëndësie”.
*Profesor i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Princeton
Artikull plere e shkruajtur nga fundrrina Sorosiane. Jack Smith duhet te procedoj familjen Biden.
Jack Smith duhet te procedoj familjen mafioze Berisha.
Ideale nëse rregullat e siperme të denimit individual do aplikoheshin në vendin tonë pas viteve 90! Se plehrat komuniste u mbrojten me tezen e vendimarrjeve në grup! Pisat e pisave me ato që pasuan me pas e deri me sot!
po cfare kerkon ti mor zotni, qe raca jote shkodrane e mbajtet per 30 vjet me vota kryekomunistin kriminel? Ju i keni nje borxh shume te madh mbare shqiperise, sepse fale jush hajnia komuniste vazhdon sot e kesaj dite!
Në shumë mënyra Trump (pseudonim i Sali Berishes) ka qeverisur ashtu si autoritarët anembanë globit: duke pasuruar veten, duke nxitur urrejtje etnike veriun kunder jugut, duke kërkuar kontroll personal mbi gjykatat dhe ushtrinë e duke u kapur pas pushtetit me çdo kusht.
Ai ishte i pasur o rrocke, madje ju tkurr pasuria..po si arriti bythziu Obama te kete 200 milion pasuri e ky rrembythja Biden me ate femiun kokainoman ate na shpjego
Une ta shpjegoj po shalqiri shalqi mbetet
Karra na u pergjigj pak se ky Obama sikur ka meleona dollare, nga i beri me pune shteti? Apo thuj ci qi temen, kur jane bere miliardera kta ke ne pse mos behet dhe presidenti i Amerikes. Po doni kshu lloj politike ju, me dy standarte ? Po mire se ai standarti kthehet, dhe kur te kthehet gjeni vrime e futuni pastaj se i ka nxjerr historia ata me bicak ne dore, dhe nuk duken si Trumpi qe eshte lule, por do vij ndonje musteqe t'ju a skuqi bithen mire. Hajde tani arre kokosi shko rri n'hije se t'ka ngrof dielli ca si shum ket gusht.
Mijëra vjet qytetërim dhe fatkeqsisht jemi në të njejtën pikë ku trashëgimtarët e pronarëve që ju bënin gjyqin skllevërve, trashëgimtarët e kolonizatorëve që ju bënin gjyqin të shtypurve, trashëgimtarët e rracave superiore që ju bënin gjyqin dhe rezervatet indianëve të Amerikës, trashëgimtarët e rracave superiore që ju vini flakën hebrenjve, trashëgimtarëve të të njejtit qytetërim superior që me anë të gjenocideve të tmerrshme në të gjithë planetin shtruan rrugën e hegjemonisë së tyre 2000 vjeçare, rrëmbejnë me shantazh e dhunë "të drejtën" neo koloniale, që t'i bëjnë gjyqin shqiptarëve në tokën e tyre. Është e njejta kryqëzatë " drejtësie" puritanësh, kolonizatorësh, nazistësh, plutokratësh, oligarkësh, bankierësh, aparatçikësh të Perëndimit. Një kancer mijëravjeçarë që rraca humane nuk e hoqi dot akoma qafe
Po, Enveri po qe ja qr cdo gjeje, burgim, internim, perdhunim, vrasje, tjetersim, bunkerizim, tamam njeri me vlera e denje per evolucionin tone mijeravjecare. Bravo o koqe kandari
Trump duhet te burgoset per dhune seksuale, perdhunim me penetrim dhe pastaj per keto te tjerat. Kaq e thjeshte eshte. Nje manjak seksual kursesi ne krye te Amerikes.
He moj Ana, mos ki merak se ste var qyrret Trumpi ty. Rri aty gatuj i tas grosh per burrin e mos u merr me kto gjona.