SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një goditjeje ndaj Teheranit. Prej javësh, Uashingtoni ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duket gati të grumbullojë më shumë fuqi ajrore në rajon, se sa në çdo moment që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.
Aleatët arabë të SHBA në Gjirin Persik thuhet se kanë paralajmëruar për pasojat e paparashikueshme të një sulmi, duke pasur frikë se “efekti boomerang” do të binte mbi ta.
Prandaj, edhe nëse objektivat ushtarake janë relativisht të parashikueshme, pasojat përfundimtare nuk janë. Nëse negociatat dështojnë dhe presidenti Donald Trump vendos të urdhërojë një sulm, këto janë 7 skenarët më të diskutuar.
Në këtë skenar, forcat ajrore dhe detare amerikane kryejnë sulme të kufizuara dhe të sakta ndaj objektivave kyçe: bazave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), njësisë paraushtarake Basij, depozitave dhe lëshuesve të raketave balistike, si edhe elementëve të programit bërthamor.
Rezultati “ideal” do të ishte rrëzimi i një regjimi tashmë të dobësuar dhe një tranzicion i ngadaltë drejt një demokracie funksionale, ku Irani do të mund të ribashkohej me botën. Por ky është skenar shumë optimist: ndërhyrjet perëndimore në Irak dhe Libi nuk prodhuan tranzicione të qeta. Ato rrëzuan diktatura, por hapën edhe vite kaosi, gjakderdhje dhe fragmentim institucional.
Ky mund të quhet “modeli venezuelian”: një veprim i shpejtë dhe i fuqishëm amerikan e lë regjimin në këmbë, por e detyron të zbusë politikat.
Në rastin e Iranit, kjo do të thoshte që Republika Islamike mbijeton (gjë që nuk do t’i kënaqte shumë iranianë), por detyrohet të kufizojë mbështetjen për milicitë në rajon, të frenojë programet bërthamore dhe raketore dhe të ulë represionin ndaj protestave.
Edhe ky skenar shihet si më pak i mundshëm, sepse lidershipi iranian ka qëndruar i palëkundur për dekada. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei, tashmë në moshë të thyer, përshkruhet shpesh si jashtëzakonisht rezistent ndaj kompromisit.
Shumë analistë e shohin këtë si një nga skenarët më të mundshëm. Edhe pse regjimi është jopopullor dhe valët e protestave e kanë dobësuar, në Iran ekziston një “shtet i thellë”, i organizuar dhe i rrënjosur, me interes të madh për ruajtjen e status quo-së. IRGC, për shembull, ka ndikim të gjerë edhe në ekonomi.
Një arsye pse protestat nuk e kanë rrëzuar ende regjimin është mungesa e “dezertimeve” të mëdha nga brenda aparatit të sigurisë, si dhe gatishmëria e pushtetit për të përdorur forcë ekstreme. Në rrëmujën pas një sulmi, është e mundur që vendi të përfundojë nën një qeveri të fortë ushtarake, të dominuar nga figura të IRGC.
Ky skenar konsiderohet shumë i mundshëm. Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi, dhe retorika e udhëheqjes ka qenë e qartë: “gishti është në këmbëz”.
Edhe pse Irani nuk e rivalizon dot fuqinë e Marinës dhe Forcave Ajrore amerikane, ai mund të godasë me arsenalin e raketave balistike dhe dronëve, shumë prej të cilëve mund të jenë të fshehur në shpella, nëntokë ose në zona malore.
Në anën arabe të Gjirit ka baza amerikane (p.sh. në Bahrein e Katar), por Irani mund të shënjestrojë edhe infrastrukturë kritike të vendeve që i konsideron bashkëpunëtore, si Jordania, ose objektiva izraelite. Sulmi i vitit 2019 ndaj objekteve të Aramco-s në Arabinë Saudite (i atribuuar një grupi të lidhur me Iranin) tregoi sa të prekshme janë edhe fuqitë e Gjirit.
Një tjetër formë hakmarrjeje do të ishte vendosja e minave detare në Gjirin Persik, një kërcënim i njohur që nga lufta Iran-Irak (1980–1988), kur u minuan korridoret e lundrimit dhe u deshën operacione të gjera pastrimi.
Ngushtica e Hormuzit, midis Iranit dhe Omanit, është një “grykë shishe” strategjike. Një pjesë e madhe e naftës dhe gazit të lëngshëm (LNG) kalon aty. Çdo ndërprerje do të godiste tregtinë globale dhe do të shtynte çmimet e energjisë lart.
Paradoxi: humbësi më i madh do të ishte vetë Irani, sepse edhe ai varet nga eksportet e naftës për të ardhura, po ashtu edhe klientët e tij kryesorë në Azi, veçanërisht Kina.
Një skenar më i frikshëm (edhe pse më pak i mundshëm) është fundosja e një anijeje amerikane, përmes asaj që quhet “sulm në tufë”: shumë dronë shpërthyes dhe anije të shpejta me torpedo që synojnë të tejkalojnë mbrojtjen e afërt të anijes.
Forcat detare të IRGC janë stërvitur prej kohësh për luftë asimetrike: jo për të mposhtur teknologjinë amerikane në mënyrë klasike, por për të gjetur vrima, të krijojnë kaos dhe të prodhojnë goditje simbolike.
Një anije e fundosur dhe kapja e të mbijetuarve do të ishte një poshtërim i madh për SHBA-në dhe do të nxiste një përgjigje shumë të ashpër. Historia ka precedentë tragjikë: USS Cole u sulmua në Aden në vitin 2000, ndërsa USS Stark u godit në vitin 1987 në Gjirin Persik.
Ky është rreziku “sirian-libian”: rënia e regjimit pa një plan të qartë pasues. Mund të nënkuptojë luftë civile, fragmentim shtetëror dhe shpërthim tensionesh etnike, ndërsa minoritetet (kurde, beluçe, azerbajxhanase e të tjera) kërkojnë të mbrojnë komunitetet e tyre në një vakum pushteti.
Shumë aktorë rajonalë do të donin fundin e Republikës Islamike, veçanërisht Izraeli, që e sheh Iranin si kërcënim ekzistencial. Por pothuajse askush nuk dëshiron që vendi më i madh i Lindjes së Mesme për nga popullsia (rreth 93 milionë banorë) të zhytet në kaos, sepse kjo do të sillte një krizë humanitare dhe refugjatësh me efekt domino.
Rreziku më i madh është që një luftë të nisë pa një “fund të qartë”: një fushatë që fillon me objektiva të dukshme, por përfundon në një spirale hakmarrjesh dhe përshkallëzimi, me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin, dhe për botën. / BBC – Bota.al
Ketu nuk behet lufte per ti ndihmuar popullit por fshehurazi eshte e planifikuar si ta marin ngushticen e Hormusit 20% e ekonomis ne bote nuk ju intereson populli i Iranit ,nese Irani dobesohet ose kapitullon i hapet ruga e lire per nji Izrael te madh ,mbasandej e ka radhen Turqia ,por ne fund Irani mbetet fajtor qe ne shekullin 21 grat te jetojn nen diktaturen Islamike .
Irani ka dhjetra vite (qe nga ardhja e islamisteve ne pushtet ne 1979), qe zyrtarisht dhe hapur fare i ka deklaruar lufte Izraelit. Zyrtarisht Irani ka kerkuar dhe kerkon ZHDUKJEN e shtetit te Izraelit nga kjo bote! Ka dhjetra vite qe e kerkon dhe perpiqet ta beje kete. Te gjitha organizatat terroriste islamike rreth Izraelit dhe jo vetem, jane formuar, kane patur dhe kane mbeshtetjen e Iranit. Kete e thote dhe vete Irani, nuk ka ndonje dyshim per kete. “Vdekje Amerikes, Vdekje Izraelit” jane parrullat me te embla qe degjohen ne cdo tubim dhe organizim shteteror dhe shoqeror ne Iran, qe nga Ajatullahet ne qeveri e deri te hoxha katuanar, me i fundit ne fund te cdo fshati. Keshtuqe te jeni te qarte : luften ka vite qe e ka nisur Irani vete, pra lufta eshte ekzistente kunder Amerikes dhe kunder Izraelit. Izraeli kishte premtuar qe mashat nazi-islamiste ne rajon, qe mbeshteten nga Irani, do shkaterrohen plotesisht. S'ka me asnje shanc mbijetese per ta. Edhe vete Iranit drejperdrejt, do te ti thyehen brinjet deri atje, sa s'do marre me fryme dhe ne Iran ne pushtet do vijne forca te tjera politike! Dhe ashtu ka ndodhur tashme, Hamasi dhe Hezbollahu kane shkuar per lesh, ndersa ne qershor brenda 12 ditesh Izraeli e shkaterroi te gjithe sistemin berthamor te Iranit dhe te gjithe sistemin mbrojtes kunder-ajror te Iranit. Sot Irani nga ajri eshte “pa breke ne bythe”, mund t’ja fuse Izraeli kur dhe ku te doje, ndersa Amerika mund te luaje si macja me miun per sport!!! Te jeni te sigurte, pushteti islamist ne Teheran i ka ditet e numeruara! Se shpejti Irani do CLIROHET dhe do futet ne rradhet e vendeve te civilizuara te botes, aty ku e meriton populli i lashte Pers!
Khamenei eshte teper i fuqishem, trump do terhiqet
Hahahahaah. Futi i tas llall o hajdar
Irani është i papushtuueshëm si Afganistani. A u detyruan të ikin me bisht nën shalë smerikanët prej Afganistanit. Ata pa patur organizim të mirfillt ushtarak, vetëm me luftë guerile e shkatrruan ameriken, sepse ngado që lëviznin amerikanët hasnin në forca gurilase.
Iranit do ja ulim breket si legena
Afganistani "shkaterroi" Ameriken? I ke pi ilacet o derdimen!? Amerikes ju shkaterrua vetem krrujtesja e dhembeve qe kishte ne xhepin e kemishes o gdhe. Amerika e pa qe nuk ja vlente te merrej me me njerez-kafshe te quajtur islamisto-talibane dhe me popullin e tyre, sepse ata nuk kane asnje shanc te kene llogjike normale dhe te jetojne si njerez. Keshtuqe tha : mjaft harrxhova leke per keta kafshet qe nuk duan te behen njerez, hajd pirdhuni andej, shkoni e hani kembet tuaja, kafshe... dhe i la ne meshire te fatit!
Trrumpujë do bëjë Trumpi.
Nese shba sulmon iranim, Belo Ezmeri behet kryetar i pd
nuk ka nevoje per lufte mund ta rrethosh ushtarikisht dhe te bllokoje marrjen e ndihmave dhe ushqimeve dhe besoj do te dorezohet.
Po pse 7? Po sa? Po 8. Po pse 8? Po sa? po 21. shtjelloni fantazine o gazetaruce shqiprije...ju hyte dhe poshte brekeve te trumop, dhe ne area 51, dhe ...dhe... shtjelloni fantazine tuaj o injorente...
Ligji i kujt? Iranianet e Manzes shume shpejt do kthehen ne shtepi dhe shqipfoles shoket tuaj do te rradhoheni cdo dit
Irani ka rraketa Hipersonike qe i ka marre nga Rusia, me te cilen ka dhe nje mareveshje mbrojtje si te tipit NATO ne Perendim. Po sulmuan Amerikanet, shoh nja dy aeroplanmbajtese ne fund te detit Persik.Nuk ka asnje lloj mase mbrojtese ne arsenalin Amerikan, kunder rraketave hipersonike te tipit Kinzhal dhe Avangard te cilat kapin 15-25 here shpejtesine e zerit. Flota Amerikane po shkon si cjapi te kasapi aty, dhe jam i bindur qe Trump karagjozi e di mire kete. Por keto urdhera ka mare nga kabineti i tij Hebre dhe keto po ben. Ai po e con qellimisht floten e USA-as ne thertote.
Truri te paska len shendene o budalla Ne operacionin Luani qe ngrihet Izraeli eleminoi pothuajse te gjithe udheheqjen e lart iraniane, shkencetare qe hvillonin projektet per bomben berthamore dhe komandante ushtarake brenda 12 ditesh, duke shkaterruar baza strategjike Izraeli vet eshte subsidar i SHBA sepse nuk e ka forcen ushtarake te tyre, nese ushtria izraelite, nje ushtri rajonale e forte e kapi kaq ngusht vendin cfar mendon se do te bej nje ushtri globale force gati te palimituar
Po ku je o derman! Mase po e lexon Pentagoni komentin tend dhe ndryshojne mendje perndryshe keq e kane!!! I ke thene te gjitha me kete koment dhe ska me nevoje per pergjigje!
Si si, si ishte kjo : " Trump-i e di, por po e con Floten si cjapi te kasapi...". MendimKaret kane pushtuar rrjetet sociale, trimat e xha Beqos kane guximin dhe mundesine te rrjedhin lumin e tyre mendjearte dhe fuqiberes anembane ku shkruhet... Naziste, Islamiste, Liberaliste, Bythqiriste jepini pellisni, pirdhni dhe dhjeni, shpejt se po ju vjen treni.
Shko ore mbushu, trap. Do pyesim surratin tend te palare se cfare do shkruajme e themi ketu te komentet. Mero ku e ke gjetur kete bageti qe komenton ketu te Tema, aman.
Une te nxis qe te shkruash sa me shume o IDIOT i lindur, pasi ato qe thua jane me te vertete fantastike. Budallenj me patente si puna jote jane me te vertete burim frymezimi per humoristet dhe krijojne nje atmosfere buzagazese dhe lumturuese. Ne shyqyr qe kemi debila si puna jote qe kane mundesine dhe guximin te shprehen dhe shkruajne lirisht, qe te mund te argetohemi sa me shume. Nga ana tjeter qe te perceptojme sa jeni shtu ju budallenjte mor ti ... jepi jepi o trupeshk, shkruaj sa me shume dhe paraqit lumin e rrjedhshem te mendimeve te tua, shkruaj o koqe shkruaj se bota eshte e juaj...
Kush mendon se USA mund te qelloj Iranin per ti ardhur ne ndihme popullit iranian,mendon gabim. Askujt nga kapitali nuk u intereson se cfar peson populli.Populli eshte vetem numra ne rregjistra. Te gjithe skenaret jane te mundshem por ne fund do te shohim nje zjarr ne Iran (si ne vendet e tjera te asaj zone) ku do te vriten iranianet me njeri tjetrin dhe kapitali boteror do te ngrohet duke na then:Ne do te marrim ato qe na duhen dhe ju duhet te rregulloni demokracin tuaj.
Si thua ti, a i erdhi ne ndihme "USA kur qelloi Serbine" popullit te Kosoves? A ka mundesi te na thuash ndonje mendim...