Finlanda jep mbi 8 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

1 Shtator 2022, 17:14Bota TEMA

Finlanda jep mbi 8 milionë euro ndihmë ushtarake për

Finlanda ka njoftuar se do të japë 8.3 milionë euro ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Gjatë një deklarate, ministri finlandez i mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se ndërsa “lufta Ukrainës vazhdon, nevoja për ndihmë mbetet e lartë”.

Finlanda i ka dhuruar deri më tani Ukrainës 92.3 milion euro. Ministria finlandeze e mbrojtjes nuk dha asnjë detaj se çfarë përfshinte paketa apo afatin kohor për dorëzimin për arsye sigurie.

Lini një Përgjigje