Ministri rus kërcënon Moldavinë: Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse

1 Shtator 2022, 12:48Bota TEMA

Ministri rus kërcënon Moldavinë: Do të bëjmë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se çdo veprim që shihet si kërcënim ndaj kontigjentit paqeruajtës rus në një rajon separatist të Moldavisë do të konsiderohet si një sulm ndaj vetë Rusisë.

Lavrov premtoi gjithashtu se “ai do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse të Moldavisë dhe Transnistrisë”. “Të mos harrojmë se në Moldavi, përveç Transnistrisë, është edhe Gagauzia, e cila gjithashtu kërkon një status të veçantë”, deklaroi Lavrov-i.


Deklarata e Sergej Lavrov nënvizoi shqetësimet se rajoni i Transnistrisë i Moldavisë, i cili kufizohet me Ukrainën, mund të përfshihet në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Rusia ka vendosur paqeruajtës atje që nga fundi i një lufte tre mujore të vitit 1992 që e la Transnistrinë jashtë kontrollit të Moldavisë. Forcat ruse ruajnë gjithashtu një depo të madhe municionesh në rajon.

Në prill, tensionet në Moldavi u rritën pas një sërë shpërthimesh në Transnistri.

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Është me rëndësi që në dyqanet e vëndit të mos mungojë buka, pasi problemet e tyre të brendshem dinë ti zgjidhin vetë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Prej nga vjen ti? Te paguan gje rusia ty?

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vaso Borocka

      Kaq troç sa i'a the o Vigan ...mos ma trëmb iriqin . Lërja Vasos .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje