
Kreu i bordit menaxhues të kompanisë Lukoil, që konsiderohet si prodhuesi më i madh privat i naftës në Ukrainë, raportohet se ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e spitalit.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax, raporton se Ravil Maganov u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë.
Lukoil ishte një nga disa kompani ruse që haptazi ka kritikuar veprimin e Kremlinit, sa i përket pushtimit të Ukrainës.
Në mars, bordi i kësaj kompanie ruse të naftës kishte bërë thirrje që sa më shpejtë t’i jepet fund konfliktit të armatosur, duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat.
“Mbështesim fuqishëm armëpushimin dhe arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund problemeve. Një gjë e tillë duhet arritur me negociata dhe diplomaci”, shkroi ne atë kohë kompania.
Por vdekja e biznesmenit rus po shihet me dyshim nga Perëndimi, pasi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin vazhdimisht në mënyrë indirekte është akuzuar se dyshohet se është i përfshirë në likuidimin e njerëzve që janë kundër luftës në Ukrainë.
"Vladimir Putin vazhdimisht në mënyrë indirekte është akuzuar se dyshohet se është i përfshirë në likuidimin e njerëzve që janë kundër luftës në Ukrainë." një gabim i madh në vlersim! edhe gorbaçovi e ka thënë ""Jo çdo gjë po shkon mirë! Eshtë i rrethuar nga hajdutë",pra janë "hajdutët" që vrasin dhe jo putini!! e keni parasysh kur rama tha "ndoshta jam budalla,por për të vjedhur nuk kam vjedhur asnjëherë",i njëjtë është putini!!ai është komplet koqe,por asnjëherë nuk ka vrarë a vjedhur diçka!! ju kujtohet enveri që mbijetoi tërë atyre armiqve të popullit e partisë??ju kujtohet se si e pastroi partinë më kollaj se gjermani e italiani në 4 vite luftë të hapur?? i njëjtë është dhe putini,ai nuk bën asgjë,gjithçka të keqe e bën"sigurimi i shtetit",ose "hajdutët që e kanë rrethuar" si thoshte i madhi gorbi!!
Ballistët, tradhëtarët, Spiunët, collaborateurs., dhe te ne ndëshkohen nga shërbimet sekrete ose vetë qytetarët, ndaj s'është aspak për tu habitur. Jemi në kohë lufte dhe raste të tilla jan normale.