Vdes djali i Che Guevara

1 Shtator 2022, 10:34Bota TEMA

Vdes djali i Che Guevara

Camilo Guevara March, djali i liderit revolucionar me origjinë argjentinase, Ernesto “Che” Guevara, ka vdekur.

Zyrtarët kubanë thanë se ai vdiq nga një atak në zemër në moshë 60-vjeçare, shkaktuar nga mpiksja e gjakut në mushkëri, shkruan BBC.

Camilo Guevara i kushtoi një pjesë të madhe të karrierës dokumentimit të jetës së babait të tij, i cili luftoi përkrah Fidel Kastros në revolucionin kuban.

Ai kundërshtoi përdorimin e imazhit të babait të tij, i bërë i famshëm nga një fotografi e Alberto Kordës, për qëllime marketingu.

Camilo është një nga katër fëmijët që Che Guevara kishte me gruan e tij të dytë, Aleida March.

Ndërsa motra e tij më e madhe Aleida mori rolin si zëdhënëse e familjes, Camilo drejtoi Qendrën e Studimeve Che Guevara në kryeqytetin kuban, Havana.

Lini një Përgjigje