Bllokohet sërish kanali i Suezit, këtë herë nga anija Affinity V

1 Shtator 2022, 08:53Bota TEMA

Bllokohet sërish kanali i Suezit, këtë herë nga anija

Vendi është thuajse i njëjti ku ngeci masivi Ever Given në kanalin e Suezit dhe duke pasur në mend se çfarë katastrofe ekonomike ndodhi në atë kohë, nuk kishte se si vëmendje mediatike të mos merrte ngecja e një tjetër anijeje në atë pikë, Affinity V.

Të mërkurën e 31 gushtit, kjo mbajtëse kontejnerësh, e gjatë 250 metra, me vendmbërritje Arabinë Saudite, u fut në të njëjtën ngushticë ku ngeci edhe Ever Given.

Ndryshe nga Ever Given, e cila e bllokoi kanalin me ditë, duke shkaktuar një dëm të madh, Affinity V ia doli të zhbllokohej më shpejt se sa mendohej.

Në mars 2021, pronarët e lundrueses Ever Given i paguan autoriteteve të kanalit të Suezit një shumë prej 200 milionë dollarësh, si kompensim për dëmin e shkaktuar.

Këtë herë, Affinity V nuk pritet të paguajë ndonjë kolateral të mundshëm, pasi me tre orë të shpenzuara e ngecur, nuk shkaktoi një fiasco të madhe në lundrimin e mjeteve të tjera, të cilave iu hap rruga për në destinacioneve përkatëse.

Nga mënyra e skicuar se si ndodhi e gjithë kjo, vërehet qartazi se Affinity V ka filluar të kthehet pak nga pak pjerrëtazi, duke mos qëndruar drejt në kanal dhe duke u kthyer pastaj thuajse 90 gradë brenda ngushticës.

Kjo gjë, ka bërë që anija të bllokojë tërësisht vendin e të mos lëvizë dot më.

Ndërhyrja, sipas autoriteteve, ka qenë ajo nëpërmjet anijeve të tjera, duke drejtuar fillimisht gjigandin e deteve e më pas duke e vendosur në pozicion të drejtë në ngushticë.

Fati këtë herë, ishte se anija nuk mbeti e ngecur në pjesën ranore, por brenda ujit. Ndaj, edhe nxjerrja nga situata, ishte më e lehtë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    me siguri nuk ka pasur kontejnerë të mbushur me fëmijë të rëmbyer nga azija!!të shofim se çfarë të nëndheshme do të na nxjerrin endri karushi dhe alFredo kaCo!! duhet të ketë diçka të paditur që një anije bllokon kanalin e suezit!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje