Kërcënimet nga Kina dhe Rusia, Japonia do zhvillojë raketa me rreze më të gjatë

31 Gusht 2022, 21:10Bota TEMA

Kërcënimet nga Kina dhe Rusia, Japonia do zhvillojë raketa me

Japonia do të zhvillojë dhe prodhojë në masë, raketë lundrimi dhe raketë balistike me shpejtësi të lartë për të goditur objektiva më të largëta, si pjesë e një zgjerimi ushtarak kundër kërcënimeve të mundshme nga Kina dhe Rusia.

“Kina vazhdon të kërcënojë se do të përdorë forcën për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në dhe po thellon aleancën e saj me Rusinë”, tha ministria në kërkesën e saj buxhetore.

Alarmi për ambiciet rajonale të Kinës u rrit këtë muaj, pasi ajo lëshoi ​​pesë raketa balistike në ujërat më pak se 160 km (100 milje) nga Japonia, shkruan Reuters.

Kjo është parë si shfaqje e forcës ushtarake nga Pekini, pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin.

Ministria përmendi gjithashtu edhe Korenë e Veriut si një kërcënim për Japoninë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ndoshta duket si paradoksale,por mund të themi se të "mëdhenjt",kina e rusia,zgjuan ariun nga gjumi!! pra zgjuan ata që i kanë të gjitha mundësitë për të qënë me të vërtetë të rrezikshëm!! kësaj i thonë ti bësh gropën vetes!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje