Do të nisë “turizmi i aborteve” në New Mexico

1 Shtator 2022, 11:09Bota TEMA

Do të nisë “turizmi i aborteve” në New Mexico

New Mexico pritet të ndërtojë disa klinika aborti pranë Texas-it dhe arsyeja është e thjeshtë: Ndalimi i këtij procesi në disa shtete të SHBA-ve, duke bërë kështu të mundur përballimin e një inflacioni të grave e vajzave, të cilat duan të abortojnë dhe nuk iu mundësohet kjo gjë në vendet e tyre.

Janë dhënë kështu, në këtë premisë, nga guvernatorja e New Mexico-s, 10 milionë dollarë investime, pikërisht për ndërtimin e këtyre klinikave.

Urdhri ekzekutiv, u nënshkrua nga vetë guvernatorja Michelle Lujan Grisham.

Arsyetimi i saj, erdhi pas vendimmarrjes për vendimin e Gjykatës Supreme në SHBA, për të zhbërë të drejtën kushtetuese të procedurës së abortimit.

Grisham vetë, i përket partisë Demokratike në SHBA, forcë e cila ka qenë gjithnjë pro abortit dhe është përpjekur publikisht të ndalojë vendimin e Supremes, nën ndikimin e disa faktorëve republikanë.

Deri tani, janë 11 shtete amerikane, të cilat e kanë ndaluar thuajse tërësisht të drejtën për abort.

Ndër to, është edhe Texas-i, i cili gjendet në kufi me New Mexico-n.

Me hapjen e klinikave në këtë të fundit, pritet tashmë një dyndje, pse jo, edhe me konceptin e “turizmit të aborteve”.

E pazakontë, por amerikane…

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Shteti nuk ka forc të edukoj të gjithë ata që lindin nga një raport seksual së efektit të drogës, hidhërimit, varfëris apo kuroozitetit, ndaj aborti është zgjidhje e duhur dhe e shpejtë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje