FOTO-LAJM: Davosi mirëpret Forumin Ekonomik Botëror

21 Janar 2026, 13:40Bota TEMA
FOTO-LAJM: Davosi mirëpret Forumin Ekonomik Botëror

Forumi Ekonomik Botëror ka çelur zyrtarisht takimin e tij vjetor në qytetin zviceran të Davosit, ku liderë politikë dhe drejtues të mëdhenj të biznesit nga e gjithë bota do të diskutojnë çështje kyçe që variojnë nga pabarazia ekonomike dhe ndryshimet klimatike, te konfliktet globale dhe stabiliteti ndërkombëtar.

Sipas Associated Press, përgatitjet për hapjen e forumit nisën që të dielën, më 18 janar 2026, në Qendrën e Kongreseve të Davosit, ku u vendosën instrumentet për koncertin inaugurues të takimit vjetor. Fotot e publikuara nga AP tregojnë stafin teknik duke përgatitur skenën e hapjes, në prag të mbërritjes së delegacioneve të nivelit më të lartë.

Takimi i këtij viti zhvillohet në një kontekst të tensionuar gjeopolitik, i shënuar nga zhvillime të fundit si goditja ushtarake amerikane në Venezuelë, protestat në Iran dhe deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për Grenlandën, të cilat kanë shërbyer si sfond i ndezur për debatin global dhe kanë nxitur edhe protesta.

Forumi i Davosit pritet të shërbejë si një hapësirë dialogu mes aktorëve kryesorë ndërkombëtarë, në një moment kur rendi global po përballet me sfida të shumta dhe bashkëpunimi shumëpalësh vihet gjithnjë e më shpesh në pikëpyetje.

3 Komente

  1. T
    Trump eshte me psikopat nga saliu

    Europa trembej nga pushtimi putinit,dhe e gjeti nga trapi me kercenime dhe pushtime

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Po Birisha nuk do shkojë?,.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        Cfar kane bo, do te gjene! Fjale e vjeter.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje