Varri i babait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad është djegur sot nga luftëtarët rebelë.
Fotot tregojnë luftëtarët që qëndrojnë pranë varrit të djegur të Hafez al-Assad në fshatin stërgjyshëror të familjes Qardaha në provincën perëndimore Latakia, shkruajnë mediat e huaja.
Pamjet e tjera tregojnë se varri i djegur më pas u tërhoq zvarrë jashtë mauzoleut dhe u la aty nga rebelët e armatosur.
Hafez al-Assad, i cili ishte babai dhe paraardhësi i presidentit të rrëzuar, vdiq në vitin 2000. Ai mori pushtetin në vitin 1970 dhe ishte arkitekti i Sirisë moderne, duke krijuar një sistem të ‘përça dhe sundo’ për të ruajtur pushtetin e tij.
Djegia e varrit të Hafezit vjen pasi djali i tij u largua nga Siria pas një ofensive rrufe të udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij.
Sirianët në të gjithë vendin dhe në mbarë botën kanë shpërthyer në festime, pasi duruan pesë dekada të sundimit nga klani i tij që pa këdo që dyshohej për mospajtim, të futej në burg ose të vritej.
Rebelët sirianë i vënë flakën varrit të babait të Bashar al-Assad
— Gazeta Tema (@GazetaTema) December 11, 2024
Lexo lajmin e plotë: https://t.co/asPRfY06qw pic.twitter.com/F656Osev0s
Kta ishin ata me ndryshe nga Isis?
Nga shiu ne bresher; nga diktatore, ne islamiste qe therrin njerez.
mesjetare ashtu jua jep Zoti edhe juve llumrat e tokes
Rrebele terroriste islamike mos "harroni" te digjni dhe shkateroni me cdo mjet dhe eksploziv trashegimnine kulturore mijera vjecare te Sirise dhe sidomos ato ne Damask qe ka me shumice, ndiqni shembullin e talibaneve ne Afganistan dhe do te keni "sukses" te shpejte.
Zakonisht myslimt nuk perdhunojne varret, po keta jane nje dhume qe e kane merituar dhe prape do e paguajne se do hane njeri tjetrin, lexoni librin e atije qe ka ikur se kush jane arabet
Zoti vonoi, por nuk harroi...
Tamam si Sali kerme efendiu, islamist i felliqur shqiptar qe njesoj si keta barbare islamike ne Siri pjese te luftes gjoja kunder komunizmit ne Shqiperi pati edhe cvarrimin e mjaft te vdekurve ne Shqiperi dhe perdhunimin e varreve te kundershtareve te tij qe i vrau pabesisht si ne Tropoje pershembull, varret e Haklajve.Kerkund ne librat e shenjte, as ne tradita e zakone te popujve perfshire dhe shqiptaret eshte kriminale dhe barbare dhe eshte mekat i rende perdhosja dhe cvarrimi i dhunshem i varreve te te vdekurve kushdo qofshin ata. Keta qe bejne veprime te tilla jane mostra e perbindesha me fytyre njeriu dhe vendi i tyre eshte ne ferr ne gjykimin e zotit dhe jane te mallkuar e nuk bejne hajer ne jete te jeteve as vete dhe as pjellat e tyre. Mallkuar qofshin dhe u djegshin ne ferr.
Sigurisht ka derguar saliu trimat e vet per te cuar eksperiencen e tyre