
Ukraina ka sulmuar Krimenë me anë të disa dronëve. Këtë e njofton Rusia duke raportuar shpërthime të forta në një bazë ushtarake në territorin e aneksuar në vitin 2014.
Një prej bombardimeve ka shënjestruar selinë qendrore të flotës ruse në Detin e Zi në Melitopol, pa provokuar të lënduar apo viktima. Autoritetet pro ruse të Krimesë theksuan se dronët e Kievit janë rrëzuar.
Në orët e fundit, aviacioni ukrainas kreu 11 sulme ajrore në jug të territorit duke shënjestruar pozicionet ruse dhe vrarë 17 ushtarë të tyre.
Forca e Moskës është kundërpërgjigjur duke bombarduar qytetin Mikolaiv, pranë Odesës. Sakaq, shqetësuese mbetet situata në impiantin bërthamor të Zaporizhzhias. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se siguria mund të rikthehet aty nga një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë.
“Nëse rusët do të vijojnë të shantazhojnë me rrezatimin bërthamor, kjo verë mund të hyjë në historinë e Europës si një nga më tragjiket e të gjitha kohërave”, tha Zelensky.
Reagimi i tij erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin pohoi se do të lejojë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë impiantin e Zaporizhzhias. Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin për bombardimin e kompleksit, që aktualisht kontrollohet nga ushtria ruse, duke rritur frikën për një katastrofë të mundshme.
Problemi qëndron se sa të jetë Zelensky i pranishëm në kamerat e televizorit, ushtarakët e tijë shpresojn ne mrekulli, ndaj do ishte mirë ti bëhej e ditur që Rusia nuk tërhiqet nga çlirimi Ukrainës.