FOTOT: “Për fëmijët”, mesazhi i ushtarëve rusë në predhat e lëshuara në stacionin e trenit në Ukrainë

8 Prill 2022, 16:53Bota TEMA

FOTOT: “Për fëmijët”, mesazhi i ushtarëve

Ushtarët rusë kishin shkruar mesazh hakmarrjeje në predhat që u lëshuan ndaj stacionit të trenit në Kramatorsk, i cili ndodhet në lindje të Ukrainës.


Të paktën 30 viktima u regjistruan nga ky sulm, përfshirë 4 fëmijë, ndërkohë që 87 persona të tjerë u plagosën.
Nga fotot në vendngjarje shihet se në një nga predhat lexohet fraza “Për fëmijët (tanë)”, një mesazh që i referohet akuzave të Moskës se Ukraina po kryen krime të tmerrshme në lindje të vendit.


Në momentin që ka ndodhur sulmi, në stacion ndodheshin qindra civilë që prisnin trenat për t’u evakuuar nga luftimet, pasi Kramatorsk është një nga pikat kryesore të korridorëve humanitarë.


Autoritetet ukrainase dënuan menjëherë këtë sulm “të urryer”, duke iu bërë thirrje civilëve në zonë që të gjejnë menjëherë një vendstrehim.

1 Komente

  1. S
    Stepan Bandera

    u shofshin gjithe femijet e bastardeve ruse Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje