Vrasësi shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm në Angli

8 Prill 2022, 16:50Bota TEMA
Vrasësi shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm

 

Koci Selamaj, 36-vjeçari shqiptar, është dënuar me të paktën 36 vjet burg.

Kjo, për vrasjen e mësueses së një shkolle fillore në Angli, Sabina Nessa.

Lajmin e bëri të ditur e përditshmja britanike “The Independent”.

Selamaj udhëtoi drejt Londrës nga “bregu jugor” për të kryer sulmin e paramenduar ndaj një gruaje të rastësishme më 17 shtator të vitit të kaluar.

Ai vuri në shënjestër 28-vjeçaren ndërsa ajo po ecte nëpër parkun Cator në Kidbrooke, në juglindje të Londrës.

Pamjet e kamerave CCTV regjistruan momentin kur Selamaj vrapoi pas saj dhe e goditi mbi kokë 34 herë me një trekëndësh trafiku metalik.

Nessa, e cila dha mësim një vit një klasë në shkollën fillore Rushey Green në Catford, u gjet gati 24 orë më vonë pranë një qendre komunitare në park.

Ditë më pas, Selamaj, nga Eastbourne, East Sussex, u arrestua në qytetin bregdetar dhe u deklarua fajtor për vrasje në muajin shkurt.

Të premten, Selamaj nuk pranoi të vinte në Old Bailey dhe u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë.

Lini një Përgjigje