
Lufta e Vladimir Putin financohet me paratë që Rusia merr duke shitur lëndë djegëse fosile në Europë. Dhe ndërsa Ukraina ka zmbrapsur në mënyrë të jashtëzakonshme përpjekjen e Rusisë për të pushtuar Kievin, Putini nuk do të ndalet derisa Europa t’i japë fund varësisë së saj energjetike.
Që do të thotë se Gjermania – liderët politikë dhe të biznesit të së cilës këmbëngulin se nuk mund tia dalin dot pa gazin natyror rus, edhe pse shumë nga ekonomistët e saj nuk janë dakord në fakt është bërë mundësia kryesore e Putinit. Kjo është e turpshme; është gjithashtu tepër hipokrite duke pasur parasysh historinë e fundit të Gjermanisë.
Gjermania është paralajmëruar për dekada me radhë për rreziqet e varësisë nga gazi rus. Por udhëheqësit e saj, të fokusuar në përfitimet afatshkurtra të energjisë së lirë, i injoruan ato paralajmërime.
Në prag të luftës në Ukrainë, 55 për qind e gazit importohej nga Rusia. Nuk ka dyshim se ndërprerja apo edhe reduktimi i gazit rus do të kishte pasoja të rënda, raporton abcnews.al.
Por analizat e shumta ekonomike – nga Instituti Bruegel me bazë në Bruksel, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe ECONtribute, një institut kërkimor i sponsorizuar nga Universitetet e Bonit dhe Këlnit kanë nxjerrë në pah se efektet e reduktimit drastik të importeve të gazit nga Rusia nuk do të ishin katastrofike për Gjermaninë.
Sipas një anëtari të Këshillit Gjerman të Ekspertëve Ekonomikë, një embargo ndaj gazit rus do të ishte e vështirë, por “e realizueshme”. Sipas një analizë të ECONtribute një embargo ndaj gazit rus do të reduktonte përkohësisht GDP-në reale të Gjermanisë, me 2.1 për qind.
Tani, industrialistët gjermanë refuzojnë të pranojnë vlerësimet e ekonomistëve, duke këmbëngulur se një embargo e gazit do të ishte vërtet katastrofike. Udhëheqësit industriale kanë pretenduar gjithmonë se çdo kufizim i propozuar për aktivitetet e tyre do të ishte një fatkeqësi ekonomike.
Për shembull, në vitin 1990 grupet e industrisë amerikane paralajmëruan kundër politikave për të reduktuar shiun acid, duke këmbëngulur se ato do të kushtonin qindra miliarda dhe madje do të çonin në “shkatërrimin e mundshëm të ekonomisë së Midwest”.
Asnjë nga këto nuk ndodhi; në fakt, rregullat e reja sollën përfitime të mëdha shëndetësore publike me kosto modeste financiare. Fatkeqësisht, liderët politikë të Gjermanisë, përfshirë kancelarin Olaf Scholz, janë të shqetësuar.
Zbulimet e mizorive ruse në Ukrainë kanë bërë që shumë qeveri të reagojnë.
Ajo që më bën përshtypje është kontrasti midis ngurrimit aktual të Gjermanisë për të sakrifikuar madje edhe përballë krimeve të tmerrshme të luftës, dhe sakrificave të jashtëzakonshme që Gjermania u kërkoi vendeve të tjera gjatë krizës europiane të borxhit një dekadë më parë.
Në fillim të dekadës së kaluar, pjesa më e madhe e Europës Jugore u përball me një krizë ekonomike, duke rritur normat e interesit. Gjermania fajësoi këto vende për situatën e vështirë në të cilën gjendeshin, duke këmbëngulur se ata ishin në këtë situatë sepse kishin qënë të papërgjegjshëm dhe tani duhej të paguanin çmimin.
Siç rezulton, kjo ishte kryesisht e gabuar. Pjesa më e madhe e rritjes së normave të interesit në Europën Jugore pasqyroi situatën reale të tregut: Kostot e huamarrjes ranë, edhe për Greqinë, pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane tha se do të bëjmë çfarë do që të jetë e nevojshme, duke theksuar që banka do të ndërhynte për të blerë borxhin e ekonomive të paqëndrueshme, raporton abcnews.al.
Megjithatë, Gjermania kërkoi që vendet debitore të ndërmarrin masa ekstreme, veçanërisht shkurtime të shpenzimeve, pavarësisht sa të mëdha janë kostot ekonomike. Dhe këto kosto ishin të mëdha: ndërmjet 2009 dhe 2013 ekonomia greke u tkurr me 21 për qind ndërsa shkalla e papunësisë u rrit në 27 për qind.
Por ndërsa Gjermania ishte e gatshme të impononte katastrofë ekonomike dhe sociale mbi vendet që pretendonte se kishin qenë të papërgjegjshme në huamarrjen e tyre, ajo nuk ka qenë e gatshme t’i impononte vetes kosto shumë më të vogla pavarësisht papërgjegjshmërisë të politikave të saj.
Nuk jam i sigurt se si mund ta përcaktoj diçka të tillë, por mendoj se Gjermania ka marrë më shumë paralajmërime për varësinë e saj nga gazi ruse sesa Greqia për huamarrjen e saj para krizës.
Për të qenë të drejtë, Ambasadori i Ukrainës në Gjermani pretendon se Gjermania i tha se nuk do të dërgonte armë në Ukrainë sepse qeveria do të rrëzohej brenda disa orësh. Gjermania nga ana tjetër ka mohuar akuzat.
Dhe ndoshta, refuzimi për të ndaluar gazin rus e bën Gjermaninë bashkëpunëtore të vrasjeve masive, në fund do të mjaftojë vetëm kaq për të nxitur veprime në realitet. Por derisa kjo të ndodhë ose nëse kjo nuk ndodh, Gjermania do të vazhdojë, të jetë hallka më e dobët në përgjigjen e botës demokratike ndaj agresionit rus.
po kush eshte ky gazetar ose analist qe te vjen ndot ta lexosh ketea analize ! po po te them une nje gje ju ja u mpite trurin njerezve ne fillim me vaksina dhe tani vetem me panik! pyetja eshte a e dini ju qe Jane shtuar dhe po vazhdojne te riten te varferit sepse po paguajne cmimet qe ju vendosni dhe per dite vec riten ?po cme ruhet mua per Ukraine kur ne po na futet thika ne palce ! fuck off! po do ishte mire qe te shtypeshe ai butoni dhe te merte fund kjo ipokrizi ne kuriz te njerezve!
Bravo Alex. Llogjike idiote
O tru peshk , analiza eshte perfekte , po ti je i paafte te kapesh sensin dhe thelbin e saj , duke lexuar analizen kete kuptove ???????? E ka fajin vaksina ??? Ke humbur shancin ta kuptosh , ti jo nje por 10 here ta lexosh prap injorancen nuk e fsheh dot .......nuk te futet thika ne palc o bole , po eshte injoranca qe ste le te kuptosh .....ty dhe thiken te te futin , je kaq i mpire nga trute e kokes sa qe nuk do ta kuptosh ......pizeveng
Z. Krugmam. Do beje mire te flisje se pari ,per krizen ekonomike qe ka mberthyer planetin. Si fitues i cmimit nobel ne ekonomi, te takon te flasesh e shkruash per krizen ekonomike e jo te besh fajtor Gjermanine. Jane te shumte kolege te tu qe bejne covidin dhe Rusine shkak te krizes. Kjo per te justifikuar te verteten. Sigurishte keto e kane ritur me shume krizen, por , Ju z. Krugmam te flasesh per shkaqet reale te krizes ekonomike , e ke per detyre morale. Asnjehere nuk fole per Glabalizmin dhe lojen e spekullatorve. Eshte e lehte te kritikosh Gjermanine, por ti dhe vendi yt eshte larg nga Rusia dhe mbase nuk e di se ne cdo krise ,ku nisen miliona refugjate, nisen drejte Gjermanise ,e cila i strehon dhe paguan ushqimin e sigurimim shendetesor, gje qe nuk ndodh ne asnje vende tjeter, bile as aty ku je e punon Ti , Paul. Sa per dijeni, ne Gjermanine e kerkuar nga te gjithe, po gjejne strehim dhe qene e mace, qe vijne nga shume vende. Nuk eshte e drejte qe te permendesh te kaluaren. Interesat ekonomike si cdo vend do ti perdore ashtu si cdo vende tjeter. Nuk dua te futem me thelle, se nuk eshte vendi, por une pres nga Ju si nje ekonomiste i forte, te shkruash per krizen qe ka filluar qysh ne 2008. Sa per nacionalizmin, nuk e shmangim dote ne sistemin e parase. Perplasjet kudo do vine duke u shtuar.