Lukashenko: Bjellorusia ka qenë dhe do të jetë me Rusinë në çdo situatë

8 Prill 2022, 12:12Bota TEMA

Lukashenko: Bjellorusia ka qenë dhe do të jetë me Rusinë

“Bjellorusia do të jetë me Rusinë në të gjitha vështirësitë e saj”, kështu është shprehur presidenti i bjellorus Aleksandër Lukashenko. 

Në një takim të zhvilluar me ambasadorin e Pakistanit në Bjellorusi, Sajad Haider Khan, Lukashenko ritheksoi se Rusia është aleati i saj më i besueshëm.

Ndër të tjera, Lukashenko tha se së bashku me Rusinë do të jenë në çdo situatë, duke shtuar gjithashtu se Minsku është për një zgjidhje paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lini një Përgjigje