Rrëfimi i ukrainasit që u detyrua të jetojë me të vdekurit disa ditë: U lidha me shall që të mos rrëzohesha

8 Prill 2022, 10:55Bota TEMA

Rrëfimi i ukrainasit që u detyrua të jetojë me të

Ukraina po përgatitet për një operacion të madh rus në lindje të shtetit, tani që trupat ruse janë tërhequr nga zonat rreth kryeqytetit, Kievit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se beteja për rajonin e Donbasit do t’i ngjajë Luftës së Dytë Botërore.

Kuleba u ka kërkuar vendeve të NATO-s të ofrojnë më shumë armë për të luftuar rusët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca është e gatshme të rrisë mbështetjen, ndonëse nuk ka ofruar hollësi se për çfarë armë bëhet fjalë.

Teksa janë bërë publike më shumë mizori të kryera në zonat e kontrolluara ditë më parë nga rusët, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Moskën nga Këshilli për të Drejta të Njeriut.

Kremlini e ka përshkruar këtë vendim si “joligjor”.

Ndarja e hapësirës me të vdekurit


Fshati verior i Ukrainës, Jahidne ka qenë i pushtuar nga ushtarët rusë për gati një muaj.

Kur rusët kanë hyrë aty, ata besohet se kanë marrë burrat, gratë dhe fëmijët nga shtëpitë e tyre dhe i kanë dërguar në bodrumin e një shkolle për katër javë.

Rreth 130 persona kanë jetuar në një dhomë 65 metra katrorë.

“Unë kam pasur gjysmë metri hapësirë. Kam fjetur në këmbë”, ka thënë Mykola Klymchuk për transmetuesin britanik BBC.

“E kam lidhur veten me një shall që të mos bie. Kam kaluar 25 net ashtu".

Mykola ka thënë se nuk ka guxuar të lëvizë nga frika se mos po bie mbi njerëz.

Kur njerëzit kanë vdekur, trupat e tyre nuk janë larguar menjëherë.

Ushtarët rusë nuk kanë lejuar një gjë të tillë çdo ditë./ REL 

 

Lini një Përgjigje