
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Uashingtoni nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin në Ukrainë të armëve që asaj i nevojiten për të luftuar kundër Rusisë.
"Nuk do të lejojmë asgjë që do të pengonte dërgimin (e armëve) që iu nevojiten ukrainasve dhe që ne mendojmë se janë të efektshme", tha zoti Blinken.
Duke folur me gazetarët në NATO pas një takimi të ministrave të jashtëm, Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë se çfarë armësh të reja mund të dërgojnë në Ukrainë. Ai foli për "sisteme të reja" që nuk janë ofruar deri më tani nga vendet anëtare të NATO-s, por nuk bëri të ditura detaje të mëtejshme.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po ruajnë dhe po shtojnë presionin ndaj Kremlinit.
Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe po ofrojnë një gamë të gjerë sisteme armësh, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të jashtëm të aleancës.
Zoti Stoltenberg u tha gazetarëve se anëtarët e NATO-s ranë gjithashtu dakord të bëjnë më shumë për të ndihmuar partnerët e tjerë dhe për të forcuar aftësinë e tyre mbrojtëse, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.
Ndërkohë, udhëheqësit ukrainas po u bëjnë thirrje banorëve të rajoneve lindore, ku ndodhet zemra industriale e vendit, të largohen tani, sa e kanë ende këtë mundësi, ndërsa forcat ruse, që janë larguar nga periferitë e Kievit, po riorganizohen për të filluar ofensivën në rajonet lindore të Ukrainës.
Natyrisht,asgje nuk do pengoje SHBA te perdore luften per te bere para dhe ta ktheje Ukrainen ne nje Afganistan te dyte.
Po per Kosoven dhe Shqiperine, qe jane te dyja pa ushtri, a ju ka shkuar mendja se kane nevoje imediate per ushtri dhe armatime moderne? Serbia, vellai i vogel i Rusise ne Ballkan, eshte armatosur deri ne dhembe me armatime moderne perfshire raketat. Sigurisht, keto armatime nuk jane per vakanca ne Dalmaci, ne Banja Luka apo ne Fushe Kosove dhe Serbia e ka treguar ne kasaphanen e fundit ballkanike se nuk ndalet para asnje krimi dhe genocidi per te krijuar hapsiren jetike serbe. Kujtoni Srebenicen dhe varret masive ne Kosove dhe do e gjeni reminishencen dhe modelin ne krimet ruse ne Ukraine dhe varret masive te civileve atje. Zoti Stoltenberg i Nato-s, mos prisni te filloje masakra serbe ndaj Kosoves dhe kercenimet ushtarake ndaj Shqiperise qe te mos nderhyje ne Kosove dhe pastaj te kujtoheni e te thoni: ore, prisni te dergojme ne Kosove dhe ne Shqiperi ca arme anti tanke, sa per te bere pak rezistence ndaj fuqise ushtarake serbe. Ky skenar serb ne Ballkan, i ngjashem motamo' me ate rus ne Ukraine, nuk eshte "nese ndodh", por "'kur do te ndodhe". Eshte ceshtje kohe! Dhe zoti Stoltenberg, duhet te jeni i sigurte per dy gjera: Se pari, Shqiptaret e dine se sherbimet inteligjente te Nato-s tashme ja u kane vene ne tavoline planet serbe te luftes ne Ballkan, ne unison me ecurine e ofensives ruse ne Evropen Lindore, faza e pare e te ciles ishte Krimea dhe Ukraina. Mos mbyllni syte dhe veshet ndaj ketyre planeve. Se dyti, me ose pa arme moderne mbrojtese, ne rast se Serbia do sulmoje Kosoven, Shqiperia do te nderhyje ushtarakisht ne Kosove dhe perkrah vellezerve kosovare dhe me mbeshtetjen e pjesemarjen e shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe jetojne, ne Ballkan dhe ne Turqi, ne diasporen evropiane apo ate te Amerikes, do ta ndeze Ballkanin Juge Perendimor flake e zjarr, nga Atika dhe Ohri e Shkupi, deri ne Novi Pazar.