Kina paralajmëron veprime ushtarake ndaj furnizuesve me armë të Tajvanit

7 Prill 2022, 19:03Bota TEMA

Kina paralajmëron veprime ushtarake ndaj furnizuesve me armë të

Kina ka paralajmëruar SHBA-të për furnizimin e Tajvanit me armë. Ministria kineze e Mbrojtjes ka deklaruar se Kina shpreh protestën e vendosur mbi këtë çështje dhe në raport me të kemi përcjellë notën tonë.

“Veprime të tilla janë një dhunim  serioz i marrëveshjeve si dhe një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme punët e brendshme të Kinës”, thuhet në deklaratë. 

Në vijim, ministria ka paralajmëruar veprime ushtarake përkundrejt të gjitha atyre që i cilëson si përpjekje të jashtme në mbështetje të separatistëve tajvanezë.

“Ne do ta mbrojmë me vendosmëri sovranitetin tonë territorial dhe integritetin e vendit tone”, vijon deklarata.

Problemi i Tajvanit është më delikati dhe potencialisht më  shpërthyesi në raportet mes Kinës dhe SHBA, në rivalitet strategjik sidomos për rrugën kryesore tregtare të botës në Paqësor.

Lini një Përgjigje