Politikanja boshnjake-BE-së: Nëse s'jeni në gjendje të ndaloni Dodikun, si do ta ndaloni Putinin

7 Prill 2022, 16:49Bota TEMA

Politikanja boshnjake-BE-së: Nëse s'jeni në gjendje të

Politikanja boshnjake, Sabina Çudiç, ka kritikuar ashpër qëndrimet dhe mosveprimet e Bashkiminit Evropian ndaj politikave secesioniste të anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.

Ajo madje i ka vënë në dyshim edhe “vlerat evropiane” të vetë BE-së, në raport me pasivitetin e manifestuar.

“Nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje t’i vendos vijën e kuqe Millorad Dodikut, i cili përbën kërcënim sigurie jo vetëm për BeH-në, por edhe për tërë rajonin; nëse Evropa nuk është në gjendje t’i thotë jo etnicizimit edhe më të madh që po bëhet përmes Ligjit Zgjedhor, atëherë është krejtësisht iluzore të flasim për përgjigje ekonomike, ushtarake, politike ndaj Putinit”, ka thënë Çudiç.

“Nëse Evropa toleron shantazhin e [Viktor] Orbanit në favor të Dodikut, nëse disa vartës të Putinit brenda BE-së e mbajnë Evropën në duart e tyre, atëherë pyetja legjitime që duhet bërë është: Çka është Evropa, ku janë kufijtë e saj, dhe cilat vlerat ka?”, pyeti me ton të qartë, politikanja boshnjake.

Ajo tha se BE duhet të gjejë “kurrizin e saj liberal” bashkarisht me atë të Ballkanit Perëndimor.

Lini një Përgjigje