
Një ndër gazetat më të mëdha gjermane, “Der Spiegel”, ka publikuar një artikull ku shkruhet se inteligjenca gjermane ka prova konkrete për vra sjet e kryera nga forcat ruse në Bucha, pasi ka interceptuar diskutime në valë radio, sa i përket planeve që po kryheshin për ekzekutimin e civilëve ukrainas.
Shërbimet inteligjende të huaja gjermane (BND), kanë marrë insajte të reja sa i përket masakrës në qytetit periferik të Kievit, ku deri tani janë gjetur 410 civilë të vrarë, të dergjur rrugëve të Bucha-s ose të groposur në varre masive.
“Der Spiegel”, ka mësuar se BND-ja ka qenë organi, i cili ka kryer interceptimin e diskutimeve.
Disa prej zërave që dëgjohen në materialin e siguruar, po sipas medias gjermane, lidhen drejtpërdrejtë me imazhet e fotografive të para të ardhura nga Bucha, ku shihen të pajetë dhjetëra persona në rrugë.
Pas largimit të forcave ruse nga rrethinat e Kievit gjatë fundjavës së shkuar, një varr masiv me rreth 200 persona, u zbulua në Bucha.
Menjëherë ndaj palës ruse u ngritën akuza të shumta për krime lufte, madje edhe deri tek emërtimi gjenocid, i cili u përdor nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Këto akuza, nga Moska u hodhën poshtë menjëherë, duke dalë me pretendimet se është pala Ukrainase, ajo e cila i ka inskenuar të gjitha ato skena dhe janë pjesë e propagandës së Kievit kundrejt Rusisë.
Gjithsesi, nëse vërtetohen përgjimet e BND-së dhe faktohen në gjykatë më pas, për Moskën nuk do të ketë më justifikime mbi çështjen.
Vetë gazeta gjermane Der Spiegel, po i analizon më thellësisht interceptimet, për të dalë në përfundime të qarta më pas, mbi implikimin rus në tragjedinë e Bucha-s.
Lini një Përgjigje