8000 plumba në minutë, forcat speciale britanike marrin mitralozin më vdekjeprurës në botë

7 Prill 2022, 13:11Bota TEMA

8000 plumba në minutë, forcat speciale britanike marrin mitralozin

Forcat speciale britanike do të marrin në përdorim mitralozin më vdekjeprurës të ndërtuar ndonjëherë nga dora e njeriut.
Njësitë e forcave speciale ajrore (SAS) dhe atyre detare (SBS) po pajisen nga qeveria britanike me “mikropushkën” XM556, praktikisht një mitraloz në miniaturë, që është në gjendje të lëshojë 8000 plumba për një minutë.


I pagëzuar si “arma që krijon vejusha” nga ushtarët, kjo armë do të vendoset në çdo mjet ushtarak të forcave SAS, dhe do të përdoret në rast luftimesh të drejtpërdrejta.


Mediat britanike raportojnë se efektivët e forcave speciale e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi, sipas tyre, kjo është arma perfekte për t’u mbrojtur nga pritat, duke qenë se lëshon mbi 130 plumba në sekondë.

 

 

 

1 Komente

  1. K
    Kapterr Nishani

    Hera e pare qe gazetaret e quajne plumbin me emrin e tij te vertete. Gazetaret si bukuroshja Klodiana Lala dhe simpatiku i hajthem Artan Hoxha e do te tjere, plumbit te armeve te krahut dhe te brezit i thone jo "plumb", por "predhe"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje