
Trupa të pajetë që dergjen rrugëve. Civilë me duart e lidhura nga pas, të ekzekutuar, dhe të varrosur përgjysmë në varreza masive. Nuk ka asnjë përshkrim të duhur për imazhet që vijnë nga qyteza e Bucha në rrethinat e Kievit përveç një fjalë të vetme: Tmerr.
Ato janë krime kundër njerëzimit, për të cilat përgjegjës është presidenti rus Vladimir Putin.
Prandaj shpërthimi i papritur i gëzimit midis ukrainasve, kur panë tërheqjen e trupave ruse nga rajoni përreth Kievit fundjavën e kaluar ishte shumë i shkurtër.
Tanimë është e qartë se çfarë nënkupton Putin kur flet për “çlirimin” e popullsisë ukrainase nga një “regjim nazist”. Ndërkohë, politika gjermane po shfaqet e tronditur. Por në fakt nuk ka “asgjë të re në frontin perëndimor”. “Imazhet nga Bucha më tronditën shumë, na shokuan thellë të gjithëve”- deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Një momenti i ngjashëm me masakrën e Srebrenicës?
Të gjithë udhëheqësit, nga Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deri tek kancelari gjerman Olaf Scholz, janë dakord se tani sanksionet kundër Rusisë duhet të forcohen, dhe se përgjegjësit për këto masakra duhet të dalin para drejtësisë.
Që të dyja janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë. Duke parë ngurrimin e madh sidomos në Berlion për vendosjen e një embargoje kundër gazit dhe naftës ruse, apo sasitë qesharake të armëve që ka premtuar Gjermania për Ukrainën dhe që nuk u dhanë kurrë, nuk mund të mos e pyesim veten: A është kjo vërtet gjithçka që mund të bëhet?
Disa kanë folur prej kohësh për “një moment të ngjashëm me Srebrenicën”. 30 vjet më parë, masakra e Srebrenicës gjatë luftës në Jugosllavi shkaktoi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Serbisë. Tani krahasimi i një rrethane historike me një tjetër ka gjithnjë të metat e saj.
Kjo pasi historia nuk përsëritet saktësisht njëlloj. Por pyetja është se edhe sa civilë të masakruar, sa përdhunime dhe kufoma femrash gjysmë të varrosura do të duhen përpara se Perëndimi të thotë: Mjaft më! Frika e vazhdueshme nga përshkallëzimi i konflikti, i bën gjërat shumë të lehta për Putinin. Hezitimi është e kundërta e vendosmërisë, dhe kjo është pikërisht ajo që nevojitet për një parandalim të suksesshëm.
Riarmatimi fals që premtoi Scholz
Euforia që rrethoi në fillim të ashtuquajturën “Zeitenwende” ose kthesë në politikën e jashtme gjermane, me premtimin e kancelarit Olaf Scholz për ta riarmatosur Gjermaninë, u shua shumë shpejt. Me sa duket Gjermania, është e dënuar të ecë me ritmin e breshkës në këtë aspekt.
Dhe një dështim pason tjetrin. Përmbushja e objektivit të NATO-s për të shpenzuar të paktën 2 për qind të PBB-së së vendit për mbrojtjen, si dhe garantimi për Bundeswehr-in i një fondi special duhet të jetë një çështje e natyrshme.
E njëjta gjë vlen edhe për vendimin për të furnizuar me armë Ukrainën, në kundërshtim me vitet e një doktrine pacifiste naive. Por vetëm për armë mbrojtëse. Dhe as kjo ndihmë nuk po shkon siç duhet, teksa dërgesat e armëve gjermane vonojnë për javë të tëra.
Pra, ndërsa Vladimir Putinit po i jepet koha e mjaftueshme për t’u përgatitur për sanksionet e ardhshme, dhe njerëzit argumentojnë nëse do të ishte e pranueshme të vendosej një embargo kundër naftës dhe gazit rus, jashtë tryezës është lënë ende një opsion vendimtar. Nuk mund të jetë më tabu të mendohet për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Jo për ta sulmuar Rusinë, por për të mbrojtur Ukrainën dhe lirinë që ajo përfaqëson.
Kush eshte pro luftes te dergoje familjaret e tij.
bravo
Cdo minute lind budallenj dhe budallaqe si puna e kesaj artikull shkreses. Po, vertete Ukraina duhet ndihmuar e kthyer lirina, por jo duke rrezikuar Europen e boten me lufte berthamore.
Por si? A mund rte na i shpjegosh?
Ja keshtu…, ne vend qe te vdese gjithe globi nga lufta berthamore, qe ti propozon, fatkeqesisht do vdesin njerez te pafajshem siç vdiqen ne Irak mbi 700,000 te pafajshem nga bombat Amerikane…! Çfare do beje ti nqs kerkon te ndalosh nje superfuqi berthamore si Amerika per luften ne Irak??? Nje vrime ne uje, sepse alternativa eshte apokalips! Ukraina fatkeqesisht ka vetem nje zgjidhje, diplomacine sa me shpejt.
beno ishin 7 miliardë irakenë,mo ha hakun kot!!
O Deni, Jo mua, pyet gjermanin, francezin e japonezin, do vazhdojne te marrin gaz e naften nga Rusia?
e di që je i mënçur ti batou?? do të të çojmë në OKB(organizata e kokë boshëve),është krahu i kundërt i organizatës së kombeve të bashkuara!!
Ska pune nato atje
Na mbytën budallenjtë. O Zot. Po ç'do fitonte bota nga një luftë bërthamore në vend që të presë përfundimin e luftës aktuale. Pse nuk i shpallën luftë SHBA - së kur mbyste Vietnamin në gjak ? Apo më vonë Koren ?
Korea nuk eshte me vone , por shume me perpara.
Nuk budallallepset njeri ne NATO te dergoje trupa ne lufte askund per nje arsye te thjeshte : I pari italian, francez, gjerman a hollandez qofte qe do vritet, ne Itali, France, Gjermani, Hollande nisin protesta masive anti-luftes sa shkallmojne qeverite respektive. Perendimi e ka zhdukur me ane te Globalizmit c'do nocion kombetar e jo me te vritet per Ukrainen.
Ne kohen e globalizimit te ekonomise boterore lufterat jane marrezi; e vetmja zgjidhje per Ukrainen dhe cdo shtet tjeter, perfshi ketu edhe Kosoven, eshte zgjdhja e problemeve te pakicave kombetare midis dy shteteve kufitare eshte REFERENDUMI POPULLOR i popullsise se me cilin shtet duan te kalojne per t'u qeverisur.
aman o dardan,na lër të vdesim budallenj dhe mos na shto dijet!! aman të keqen se je gjini qafsha kalamojt e lagjes!!
Ore po kush eshte autori i ketij shkrimi?!
O Mero, deri ketu ke arritur o vulehumbur peshtanak, sa te botosh shkrime te tilla qe as Gebelsi vete nuk do t'i shprehte kaq hapur...! Pra ti mendon se n.q.se fillon lufta boterore (berthamore), sic kerkon kjo shurruthulla, ti do te vesh ne Peshtan dhe do te shpetosh...???!!!
Shkrimi eshte emocional dhe me shume pasaktesi p.sh Nato nuk nderhyri ne Bosnje me bombardime pas Srebenices, atje kishr vetem trupa Paqeruajtes pa arme. Nato Bombardoi Beogradin kur Miloshevici perzuri nga Kosova me dhune mbi nje milione njerez nenshtetas te ish Jugosllavise, vrau e perdhunoi si i desh qejfi. Jugosllavia nuk kishte arme berthamore. Nuk behen krahasime midis Ukraines dhe Kosoves. Nato dhe vendet perendimore po japin shume para, ndihma, embargo e presione te medha, por absolutisht nuk mund te hyjne me trupa. Biden premtoi ne fushaten e tij elektorale qe nuk do dergoje kurre trupa ne konflikte rajonale ne vende jo antare te Natos. USA ka dhene biliona para Ukraines, po merr qindra mijra emigrante, nderkohe qe nje recesion, inflation, krize ekonomike po i kanoset dhe pesha bie mbi taksapaguesit amerikane, te mos flasim per katastrofen boterore neqoftes perdoren armet berthamore.
Dergoneni kete skile ultra naziste, ne front ne Ukraine, qe t'i nxjerrin breket nga koka ushtaret ruse, sepse keshtu do te kenaqet....(!!!???) Yyyyyyyyyyyysht fare e keqe, qe mbytet Evropen ne gjak...!!!