Gjermania përgjon mesazhet e ushtarëve rus, zbulohet çfarë kanë pranuar

7 Prill 2022, 11:39Bota TEMA

Gjermania përgjon mesazhet e ushtarëve rus, zbulohet çfarë

Gjermania ka përgjuar mesazhet radiofonike të ushtarëve rusë që dyshohet se kanë pranuar vrasjen e  civilëve në Bucha, sipas Der Spiegel, shkruan skynews.

Mesazhet radiofonike korrespondonin me vrasjen e shumë civilëve që janë bërë publike tashmë. Në njërin prej mesazheve, një ushtar diskuton të qëllojë dikë nga biçikleta.

Rikujtojmë se në rrjetet sociale është shpërndarë gjerësisht fotoja e një civili të shtrirë pranë një biçiklete në periferi të Kievit. Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë mbi raportin, ndërsa Rusia ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës në Bucha.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    " një ushtar diskuton të qëllojë dikë nga biçikleta.",pra ushtari paska qënë në biçikletë dhe ka qëlluar dikë??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje