Ukraina ka një mundësi për të zmbrapsur Rusinë, por një betejë e gjatë e pret në Lindje

7 Prill 2022, 14:09Bota The Economist

Ukraina ka një mundësi për të zmbrapsur Rusinë, por

Më 28 mars, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës paralajmëroi se qëllimi i ushtrisë ruse, ishte ende marrja në kontroll e kryeqytetit. Një javë më vonë, ajo ushtri “avulloi” kryesisht nga të dy anët e lumit Dnieper në veri të qytetit.

Ndërsa trupat ruse u tërhoqën në kufirin drejt Bjellorusisë dhe Rusisë, Kievi filloi të kthehej në normalitet. Asnjë e shtënë, predha apo raketa nuk është dëgjuar që nga 30 marsi.

Dyqanet jo thelbësore po rihapen. Vitaly Klitschko, kryetari i bashkisë, u ka kërkuar civilëve të presin deri në fund të javës për t’u rikthyer; jo të gjithë po i dëgjojnë këshillat e tij. Por edhe pse është fituar një betejë, Ukraina ende nuk ka fituar luftën.

Rusia tha se qëllimi i saj i luftës tani është “çlirimi” i Donbasit në Ukrainën lindore; disa mendojnë se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, dëshiron ta bëjë këtë deri në Ditën e Fitores më 9 maj; data e dorëzimit të Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Para fillimit të luftës në shkurt, Rusia kontrollonte një të tretën e territorit. Lind pyetja nëse Rusia ka ushtri të mjaftueshme për t’i marrë në kontroll të gjitha qytetet.  Rusia ka tërhequr forcat që po përparonin në drejtim të Kievit nga Sumy në Ukrainën verilindore.

Njësitë që ishin në Bjellorusi po zhvendosen gjithashtu në Rusinë perëndimore. Problemi është se këto forca janë reduktuar. Një e katërta e forcës fillestare të pushtimit të Rusisë mund të jetë plagosur ose vrarë.

Nga 125 grupe taktike të batalionit (BTGS) në fillim të luftës, 29 nuk janë më në gjendje të luftojnë, sipas një  zyrtari perëndimor. Ata duhet të zëvëndësohen me trupa të tjerë, por diçka e tillë do të zgjasë me muaj.

Përtej kësaj, nuk kanë mbetur shumë rezerva: Rusia dërgoi në luftë tre të katërtat e BTGS-së së saj. Që atëherë, ajo ka grumbulluar forca shtesë nga kudo, duke përfshirë enklavën e Kaliningradit, të ndara midis shteteve armiqësore të NATO-s dhe garnizoneve të saj në Gjeorgji, të cilat i pushtoi në 2008.

Sigurisht pjesë e ushtrisë ruse janë edhe rekrutët. Më 1 prill Rusia njoftoi draftin e ri, në të cilët do të rekroheshin rreth 123, 500 meshkujt në vit të moshës 18 deri në 27 vjeç. Rekrutët nuk mund të shkonin ligjërisht në luftë pa katër muaj trajnim. Por Rusia nuk mund të dërgonte në luftë një numër të madhe rezervistësh- as të mobilizonte siç duhet grupin e saj të rezervistëve me përvojë të mëparshme ushtarake nëse Putin nuk do të pranonte zyrtarisht se “operacioni i tij special ushtarak” ishte, në fakt, një luftë.

Edhe sikur ta bënte këtë, mobilizimi kombëtar do të zgjaste deri në verë.

Pra, kjo është një periudhë e përshtatshme që Ukraina të vazhdojë kundërsulmin e saj: çdo ditë gjatë javës së fundit të marsit, Ukraina fitoi më shumë territor sesa humbi.

Por për sa kohë që trupat ruse janë ende në Bjellorusi, Ukraina nuk mund të zhvendosë të gjitha forcat e saj në Donbas. Ajo duhet të mbrojë Kievin dhe të mbrojë linjat e furnizimit nga perëndimi. Megjithatë, Ukraina duhet të jetë në gjendje të zhvendosë disa njësi në lindje dhe jug.

Ukraina, e cila shpalli mobilizimin ushtarak më 24 shkurt, ka fuqi ushtarake të mjaftueshme—aktualisht pretendon të dërgojë në luftë 10,000 deri në 20,000 burra të tjerë. Perëndimi vazhdon të furnizojë me armë Ukrainën. Republika Çeke do të dërgojë në Ukrainë tanke T-72 të prodhimit sovjetik.

Më e rëndësishmja, Sllovakia mund të lejojë Ukrainën të përdorë objektet e saj për të riparuar pajisjet. Australia po dërgon automjete të blinduara luftarake. Më 5 prill, Amerika tha se do të dërgonte 100 milionë dollarë të tjera sisteme antitank, raporton abcnews.al.

Qëllimi fillestar i Rusisë ishte të rrethonte forcat ukrainase në Donbas. Nëse do të përpiqej që tani, ushtria ruse do të ishte më e rrezikuar ndaj sulmeve të Ukrainës nga veriu. Prandaj, Rusia po kalon në një qasje më “brutale”, sipas Michael Kofman i CNA, një institut kërkimi: “Duket sikur ata do të sulmojnë drejtpërdrejtë forcat ukrainase në Donbas”.

Kjo përfshin përparimin e forcave ruse në jug nga Izium, në veri nga Mariupol dhe në zona si Severodonetsk, ku forcat ukrainase janë të bllokuara tashmë. Në Donbas, Rusia gëzon avantazhin pasi forca e saj ajrore është më e fortë se sa ishte rreth Kievit, por edhe mbrojtja ajrore e Ukrainës është më e fortë.

Një sulm frontal do të nënkuptonte gjithashtu reduktimin e linjave të furnizimit. Megjithatë, Rusia ende duket se po përsërit gabimet që bëri në ditët e para të luftës. Qëllimi i Putinit është të lodhë ushtrinë e Ukrainës përpara se Rusisë ti mbarojnë financimet për luftën.

Disa mendojnë se mungesa e parave do të jetë e para. Mark Cancian i CSIS, një tjetër institut kërkimor, mendon se me rritjen e viktimave, mbarimin e furnizimeve dhe rënien e moralit, gjeneralët rusë do të duhet të bashkohen dhe ta detyrojnë Putinin të përballet me faktet.

Por para kësaj do të ketë edhe më shumë luftime.

“Kjo është e ngjashme me betejat kryesore të grupeve nga luftërat e mëparshme botërore,” tha Kofman./abcnews.al

3 Komente

  1. N
    Nardi

    Ukraina do ndahet me dysh pavaresisht ca deshirojne kta sumqimat majtist te ekonomistit

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      je i sigurt nardo?? jo për gjo po,po i fus një gjum berati,nëse ndahet!! dhe unë vej bast për ndarje!! kemi hap një lloto,deri tashti jemi bo 32.5 veta,dhe jemi da ndërmjet ndarjes,fitores së ukrainës e fitoren e rusit!!ajo e zakonshmja 1x2!! unë po vej bast për ndarje,se e ke thon ti! ty të dalin fjalët!!je i saktë!!dje the se do dhisje në brekë dhe të doli fjala!na qelbe të gjithëve por fjala të doli!!

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      "Lind pyetja nëse Rusia ka ushtri të mjaftueshme për t’i marrë në kontroll të gjitha qytetet." ky është problemi më i vogël i rusisë!ushtri ka sa të duash,ka popullsi tre herë më të mashe se ukraina! ajo që i mungon rusisë është paraja!! që të bësh luftë,sidomos të gjatë,duhet të kesh para!! e para duhet të mbash me bukë ata njerëz që nuk prodhojnë asgjë,që harxhojnë dhe që mugojnë në punë për të krijuar të mira materiale!!më pas duhet furrnizuar tërë makineria ushtarake me karvurant,duhet mirmbajtur,riparuar dhe zëvëndësuar kur shkatërrohen!! duhet prodhuar armë dhe municion që nuk sjellin asnjë përfitim përveçse humbje financiare!! prandaj thuhet se "lufta është një sport shumë i shtrenjtë"! dikush nga gjenitë e mendimit do të thotë "eh ukraina është dhe më e dobët se rusia në këtë rast"!!por jo,ukraina ka pas gjithë pjesën më të pasur të botës!pak më shumë se 1/3 e njerzimit!për pasojë ajo ka shumë më tepër shanse të fitojë!! dhe si duket do fitojë!! shpirti i tyre po e tregon,kanë filluar të këthehen nga vëndet perëndimore ku shkuan!kjo do të bëjë që ekonomia të fillojë e të funksionojë dhe më mirë!! mbështeteja e perëndimit do dhe duhet të jetë deri në këthimin e ukrainës në kufijt e sanksionuara në 1994!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje