
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se vendi i tij duhet të përfshihet në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës për zgjidhjen e konfliktit, sipas The Guardian.
“Nuk mund të ketë kurrë marrëveshje pas shpinës së Bjellorusisë. Meqenëse na tërhoqët zvarrë në këtë konflikt, kryesisht vendet perëndimore, duhet të dini edhe pozicionin e Bjellorusisë në këto negociata,” tha Lukashenko.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, tha se Lukashenko “duhet të marrë pjesë në takimin përfundimtar”. Lukashenko pretendoi gjithashtu se Bjellorusia ishte etiketuar në mënyrë të padrejtë “një bashkëpunëtore e Rusisë” si rezultat i sanksioneve perëndimore.
“Ne nuk kemi nevojë për këtë luftë. Sepse si pasojë e këtij konflikti mes dy popujve sllavë, ne mund ta pësojmë më keq”, theksoi presidenti bjellorus.
si me të lon jashtë ty mor luki?? ti je pjesë e luftës,nga shteti tënd po qëllohet e po sulmohet ukraina,si me të lën ty mënjan kur të fillojë dajaku?? do paguash dhe ti ato të tuat,e ke mirë me putanën,i bindesh si këlysh!? duhet të hash dhe dajakun kur ta hajë ai!! shumë mirë e paske kuptuar dhe ti që perëndimi të shtyu ty të fusje "për stërvitje" putanën në shtëpi dhe po ashtu perëndimi të shtyu ta ndihmoje për të nisur agresionin kundër ukrainës!!